Pjesëmarrësit e konferencës shkencore me temë “Gjuha e shtypit”, të zhvilluar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në hapjen e veprimtarisë së përvitshme “Java e Albanologjisë”, pasi dëgjuan kumtesat e programit dhe diskutimet rreth tyre, ku u vunë në dukje mjaft të meta dhe u shprehën shqetësime për gjuhën e shtypit, miratuan një thirrje që ua kanë përcjellë mediave.
Ata, duke njohur dhe vlerësuar rëndësinë që ka gjuha e shtypit për zhvillimin e mëtejshëm të shqipes standarde, për pasurimin e saj me fjalë e shprehje të reja, për mënjanimin e fjalëve të huaja të panevojshme dhe për ngritjen e kulturës gjuhësore të shoqërisë, e quajnë të nevojshme të bëjnë thirrje për të treguar kujdes më të madh për kulturën gjuhësore në shtypin e shkruar e të folur dhe për të bërë një kthesë të ndjeshme drejt përmirësimit të gjendjes së sotme. “Kultura gjuhësore e shtypit dhe kujdesi për mbarëvajtjen e gjuhës shqipe në tërësi janë, pa dyshim, tipar themelor i qytetërimit tonë dhe shenjë domethënëse nderimi ndaj kësaj vlere të lartë kulturore të trashëguar e të ruajtur gjatë shekujve”, thuhet në thirrje.
Shoqata ka shumë anëtarë nga radhët e studiuesve dhe pedagogëve të gjuhë shqipe e të gjuhëve të huaja, njerëz të letrave, përkthyes. Në kryesi janë: Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Rami Memushaj, Kujtim Kapllani, Shpëtim Çuçka.
Ata kanë parashtruar disa kërkesa:
1 – Në çdo organ shtypi ose radio a televizion të ketë një person të cilësuar për kulturën gjuhësore, i cili të shërbejë edhe si ndërlidhës me institucionet dhe organizmat shkencorë të gjuhësisë shqiptare. Ai do të ketë detyrë: a) të përcjellë tek adresa elektronike e Qendrës së Studimeve Albanologjike (Tiranë), e Institutit Albanologjik të Prishtinës, e Shoqatës së Gjuhësisë Shqiptare (Tiranë) ose e Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës (Prishtinë) pyetjet e kolegëve për çështje të paqarta a të dyshimta, b) të pranojë vërejtjet e këshillimet e gjuhëtarëve dhe të veprojë për zbatimin e tyre në praktikë.
2 – Të krijohet shoqata e redaktorëve letrarë/lektorëve të shtypit, e cila të organizojë me forma të përshtatshme kualifikimin e mëtejshëm e të vijueshëm profesional të tyre në bashkëpunim me organizmat shkencorë-mësimorë në fushën e gjuhësisë.
3 – Degët e gazetarisë në universitet t’i japin rëndësi më të madhe formimit të thelluar gjuhësor të gazetarëve të ardhshëm dhe për këtë qëllim të përmirësojnë programet mësimore të lëndëve të gjuhës shqipe.
4 – Në “Ligjin për shtypin” në Shqipëri dhe në Kosovë të shtohet një nen ku të formulohet në mënyrë të përshtatshme kërkesa për përgjegjësinë morale e ligjore që duhet të mbajnë organet përkatëse të shtypit në rast të shkeljeve të rregullave e normave gjuhësore, pa i mohuar askujt të drejtën që të përdorë edhe forma të tjera të gjuhës së shkruar, të ndryshme nga gjuha standarde.
5 – Katedrat universitare të gjuhës shqipe ta përfshijnë më gjerë në veprimtarinë e tyre studimin e problematikës së gjuhës së shtypit, duke dhënë tema studimore nga kjo fushë e duke i bërë ato të njohura për praktikën.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
843581 595484What other people have stated and in some uncommon cases, suicide may possibly occur. 486564
711170 372072I wanted to say Appreciate providing these details, youre doing a fantastic job with the web site… 151351