Për ata që fuqishëm besojnë në forcën e Hënës, rekomandohet që të gjejnë gur topaz, tirkiz apo gur të kaltër, sepse ata janë simbole të Hënës së Pikëlluar, ndërkaq do të duhej t’ju ndihmonin që dëshirat e shkruara në copën e letrës t’ju plotësohen.
Sipas besimeve të vjetra, dukuria e Hënës së Pikëlluar shënon edhe fillimin e njëfarë evolucioni dhe të ndryshimeve, shkruan HelloGiggles.com.
Për fillim, mendoni për brengat dhe problemet nga të cilat dëshironi të liroheni dhe filloni të kërkoni dashurinë e re.

Rituali, i cili rekomandohet gjatë kohës së Hënës së Pikëlluar është që brengën tënde ta shkruani në një copë letre dhe ta hidhni në një gotë me ujë. Ashtu siç e shlyen uji ngjyrën e lapsit, po ashtu edhe Hëna do ta shlyejë brengën tënde – thotë besimi i vjetër.
Kur të përfundoni këtë ritual, shkruani në një copë letre shprehitë dhe nevojat e reja të cilat dëshironi t’i keni dhe të cilat dëshironi t’ju plotësohen gjatë vitit në vijim.

Kur të shkruani, vareni këtë letër në një vend në të cilin çdo ditë do ta shihni, si p.sh. në frigorifer, në veturë apo në pasqyrë.
Kur Hëna të dalë në orët e pasdites, ngadalë hapeni zemrën tuaj dhe faljani dikujt, gjeni qetësinë dhe lirohuni nga të gjitha brengat të cilat ju kanë munduar gjatë vitit të kaluar.
Dhe bash në fund, shikojeni Hënën e Pikëlluar. Besoni që ajo vërtet hedh dritë në të gjitha mendimet tuaja të errëta, e pastron dhe e ndriçon rrugën drejt një jete më të mirë.
(Telegrafi)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
67082 117145I always was concerned in this topic and stock still am, regards for posting . 947347
366893 512347What is great respecting is dealing with rather of depending on. 81145
235337 931300The place else could anyone get that kind of info in such an ideal way of writing? 443021