Ky aktivitet me klasën e XII-A është planifikuar nga mësuesja kujdestare e kësaj klase Brunilda Hoxha. Qëllimi i aktivitetit është afrimi dhe bashkëpunimi me prindërit për të arritur sukses nxënësit.
Shkolla e mesme me orientim gjuhësor “F. Konica”, Korçë
Klasa: 12-A
Mësuesja udhëheqëse e aktivitetit: Brunilda Hoxha
Tema: Së bashku ndjehemi mirë.
Premisa: Klasa e 12-A ka 21 nxënës dhe është në kujdestari të mësueses Brunilda Hoxha. Nxënësit e kësaj klase vijnë nga familje me nivel mesatar ekonomik. Një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian. Faktikisht rezultatet e nxënësve në përparim dhe vijueshmëri nuk janë shumë të kënaqshme. Vihet re se disa prindër nuk janë mjaftueshëm të interesuar për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre. Kjo reflektohet ndjeshëm në ecurinë e fëmijëve të tyre.
Në këto kushte mësuesja së bashku me nxënësit, prindërit, komunitetin, si dhe me përkrahjen e grupit të mësuesve dhe drejtorisë së shkollës do të organizojnë një aktivitet gjithëpërfshirës në kuadrin e projektit shkolla si qendër komunitare.
Qëllimi i aktivitetit:
1. Të respektohet dhe gjithë përfshihet diversiteti në aspektin social, fetar, etnik, kulturor.
2. Të ndërtohen strategji të qëndrueshme në trekendëshin shkollë- familje – komunitet.
3. Të rritet cilësia e marrëdhënieve me prindërit, si partnerë kryesorë në procesin e edukimit.
4. Të promovohen vlerat kulturore të diversitetit human.
5. Të mbështetet zhvillimi emocional dhe social i nxënësve.
Organizatorë: Mësuesja kujdestare së bashku me grupin e mësuesve që punojnë në këtë drejtim të shkollës si qendër komunitare, Drejtoria.
Pjesëmarrës: Nxënësit e klasës, prindërit dhe komuniteti i interesuar për problematikën e shkollës, të tjerë.
Objektiva specifikë:
1. Të ruajmë dhe trashëgojmë brez pas brezi traditat tona kulturore, folkloristike.
2. Të shijojmë së bashku kulinarinë tradicionale të zonës.
3. Të rrisim ndjenjën e humanizmit dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë.
Burime njerëzore: Mësues, nxënës , prindër, komunitet
Burime materiale: Kostume tradicionale të ruajtura në ambiente familjare të komuniteteve te ndryshme.
Gatime të ndryshme të përgatitura nga nxënës, prindër, komuniteti.
Metodologjia: Punë e udhëhequr, punë në grupe.
Koha: 2 orë (në orët e pasdites) në muajin maj
Kosto: Veshjet dhe ushqimi do të sillen vullnetarisht nga pjesëmarrësit.
Vendi: Shkolla e mesme “F. Konica”
Mënyra e organizimit:
Mësuesi kujdestar propozon nxënësve idenë mbi realizimin e një aktiviteti të tillë. Pasi kontakton me këshillin e prindërve të klasës dhe merr miratimin nga ata, vë në dijeni grupin e mësuesve dhe drejtorinë e shkollës.
Fazat e realizimit të aktivitetit:
1. Pas lançimit të aktivitetit nëpërmjet fletpalosjeve, telefonatave dhe bisedave mësuesja dhe grupi i mësuesve kontakton me prindër dhe komunitetin përreth.
2. Ngrihen grupet e punës të përbëra nga nxënës prindër dhe përfaqësues nga komuniteti.
Grupi 1 do të merret me gjetjen e veshjeve tradicionale
Grupi II do të merret me përgatitjen e ushqimeve.
Grupi III do të merret me shitjen e ushqimeve.
Pasi ndahen detyrat, vendoset dhe data dhe orari i përshtatshëm për të gjithë pjesëmarrësit për zhvillimin e aktivitetit.
3. Grumbullimi i materialeve dhe sistemimi në ambientet e shkollës, me pjesëmarrje të përbashkët.
4. Njëri nga ambientet do të shërbejë si ekspozitë e veshjeve tradicionale nga të gjithë komunitetet, ndërsa ambienti tjetër do të shërbejë si vend ekspozimi, shijimi dhe shitje me çmime simbolike i ushqimeve të përgatitura.
Lekët e mbledhura do t’i jepen familjeve në nevojë të nxënësve të klasës.
Faktorë suksesi:
– Vullneti i përbashkët prindër – nxënës – komunitet për realizimin e aktivitetit.
– Pasuria kulturore e zonës.
Faktorë negative që mund të pengojnë suksesin:
– Mungesa e komunikimit në kohën e duhur me komunitetin.
– Moskonkordimi i orareve të punës.
Monitorimi i aktivitetit:
Mësuesja udhëheqëse, nxënës dhe prindër të zgjedhur për monitorim
Rezultate të pritshme:
– Realizimi i këtij projekti të vogël pritet të sjellë afrimitet midis prindërve komunitetit dhe shkollës, afrimitet midis komuniteteve të ndryshëm.
– Njohja reciproke dhe hapja e rrugëve për aktivitete të tjera të përbashkëta në përputhje me nevojat komunitet- nxënës.
– Krijimin e konfidencave pozitive që pretendohet të përdoren në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve në përparim dhe vijueshmëri të nxënësve.
Mbyllje:
– Ndërtimi i një dokumenti përshkrues i veprimtarisë dhe dukuritë e vërejtura gjatë realizimit të tij.
– Analizë e realizimit të objektivave me grupet e punës.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
201989 702487I discovered your weblog website internet web site on the internet and appearance some of your early posts. Continue to maintain in the fantastic operate. I just now additional increase your Rss to my MSN News Reader. Seeking toward reading far a lot more from you discovering out at a later date! 652816
940816 123528I recognize theres lots of spam on this web site. Do you need aid cleansing them up? I might support among courses! 112965