Shkolla është e para që vendos themelet e partneritetit, bashkëpunimit, bashkësisë. Unë jam e bindur se të gjithë fëmijët duan të mësojnë, thjesht duhen gjetur teknikat e duhura. Më e mira që mund të bëjmë “te japim mundësitë e duhura”.
37 vite eksperiencë më bënë autore të librit bestseller “Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm. Unë jam e bindur se të gjithë fëmijët duan të mësojnë, thjesht duhen gjetur teknikat e duhura. Më e mira që mund të bëjmë “te japim mundësitë e duhura”. Nxënësit mësojnë me interes kur kanë marrëdhënie të ngrohtë me mësuesin – Ester Wojdzicki
Shtatori po vjen dhe fëmijët tradicionalisht nuk kanë dëshirë të shkojnë në shkollë. Lind pyetja çfarë ka që nuk shkon. Qëndron problemi tek ta apo tek ne?
Në përvojën time 37 vjeçare, kam bindur vazhdimisht veten se absolutisht të gjithë fëmijët janë kuriozë dhe të aftë. Është detyrë e shkollës ta vërejë. Problemi kryesor i shkollës moderne është varësia nga kurrikulat e vështira, detyrat e kontrollit, testet dhe detyrat e shtëpisë. I shtohet edhe mosinteresim i prindërve për fëmijët. Mësuesit janë gjithashtu peng i këtij sistemi. Në shumica e kohës, ata janë të detyruar t’u mësojnë fëmijëve atë gjë që nuk u intereson. Ndaj, të gjithë jemi fajtorë kur diçka nuk shkon si duhet.
Si mendoni se duhet të funksionojë një shkollë e suksesshme?
Fëmijët mësojnë me interes dhe kënaqësi vetëm kur kanë një marrëdhënie të ngrohtë, të besueshme me mësuesin. Kur ata ndjehen të vlefshëm. Por në realitet, kjo ndodh shumë rrallë. Nëse pyesni një nxënës pse po mëson dhe çfarë, sigurisht që nuk do të merrni një përgjigje të shpejtë dhe të qartë. Në shumicën e shkollave, përgjigjja e pyetjes “Pse?” nuk ekziston; fëmijët mësojnë diçka sepse ata “kanë nevojë” për të dhe ajo u serviret nga shkolla dhe programet mësimore.
A është pedagogjike të përzieni miqësinë dhe mësimdhënien?
Vetëvlerësimi, pavarësia, bashkëpunimi dhe përzemërsia janë parimet kryesore arsimore që unë i përmbahem. Sipas mendimit tim, shkolla nuk duhet të bazohet në programe dhe teste, por në marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit. Njohuritë që mësuesi u jep fëmijëve duhet të jenë të lidhura drejtpërdrejt me botën e jashtme. Është më mirë të maksimizoni njohuritë në praktikë, për shembull gjatë punës në një projekt. Në këtë mënyrë procesi do të rrjedhë natyrshëm dhe fëmijët do të duan të mësojnë më shumë.
Ka shumë fjalë për të ashtuquajturën “zhdukje të mësuesve”. A përpiqet mësuesi të përmirësojë marrëdhëniet me secilin nxënës?
Më duhet të pranoj se është e vështirë në fillim, veçanërisht nëse një mësuese ka treguar në fillim distancë dhe më pas përpiqet ta rikuperojë. Sigurisht, për të kuptuar secilin student, për të kuptuar se çfarë lloj personi është ai dhe si ta ndihmoni, duhet të bëni disa përpjekje. Por kjo kërkon kohë. Nëse bëni më të mirën tuaj në fillim, nuk do të duhet të luani vazhdimisht policin më vonë, pasi fëmijët që janë të interesuar të mësojnë janë në gjendje të organizojnë veten e tyre.
Unë kaloj kohë duke u afruar me nxënësit e mi dhe si rezultat, ata kanë më shumë guxim të shprehin mendimet e tyre, ndjehen më të sigurt, të motivuar dhe e dinë se çfarë do të thotë të punosh me një qëllim. Ndonjëherë, kur një nga kolegët e mi hyn në klasën time dhe më pyet se çfarë po bëj aktualisht, unë përgjigjem, “Asgjë”. Dhe kjo “asgjë” është në të vërtetë rezultat i një pune të mirë, sepse unë po u jap kohë fëmijëve të ndërtojnë besim te unë, të shohin tek unë mësuesin që do i mirëpresë për çdo problem tyrin dhe jo thjesht një mësues që gjykon dhe vlerëson me nota. Pra, në një orë mësimore nuk i përkushtohem vetëm dijeve akademike. Fëmijët do të mësojnë më mirë nëse mendojnë se mësuesi kujdeset për ta. Nxënësit e mi e dinë se edhe kur përgjigjen gabim, nuk vlerësohen negativisht, ndaj janë të lirshëm. E gjithë bota ndërtohet mbi marrëdhëniet, dhe arsimi nuk është përjashtim. Përkundrazi, shkolla është e para që vendos themelet e partneritetit, bashkëpunimit, bashkësisë.
Ju përmendët se prindërit janë përgjegjës për gatishmërinë e fëmijës së tyre për të mësuar, por a janë prindërit modernë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre?
Prindërit duan të bëjnë gjithçka për ta bërë fëmijën e tyre të lumtur. Së pari, ata i japin atij sa më shumë lodra që të jetë e mundur në mënyrë që të mos mërzitet, ata përpiqen ta argëtojnë atë gjatë fundjavave ose pushimeve. Por këtu qëndron paradoksi. Për shkak të kësaj, fëmija nuk bëhet i pavarur, lumturia dhe disponimi i tij varen drejtpërdrejt nga nëna dhe babi, nëse ata i kanë sjellë apo jo diçka të re. Sa më shumë të bëni për të, aq më shumë ai ka nevojë për ndihmën tuaj dhe më pak ai është në gjendje të marrë vendimet e veta.
Teoria ime është që prindërit duhet t’i japin fëmijës së tyre sa më shumë mundësi që të bëjë diçka vetë dhe ta përdorin kohën e tyre në një mënyrë krijuese. Krijimtaria e vërtetë lind nga mërzia. Një person nuk do të bëhet krijues nëse argëtohet vazhdimisht dhe nëse i plotësohet çdo gjë.
Sigurisht, prindërit duhet të kujdeseni për fëmijët, të jeni të kujdesshëm dhe të dhembshur ndaj tyre, por nga ana tjetër duhet të jenë edhe edukues të mirë.
P. Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.