Drejtuesit e rrjeteve profesionale në Shkodër për lëndët Gjuhë shqipe dhe Letërsi X-XI Ermira Ymeraj dhe prof. Arjan Frashëri zhvilluan një takim me mësuesit për t’i ndihmuar ata në hartimin e planeve të reja mësimore.
Në kuadër të nismës “Tri lëndë në gjashtë orë” rrjeti profesional i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Shkodër zhvilloi një takim me mësuesit. Në takim u diskutua mbi përvojat e mundshme të secilit mësues në riorganizimin tematik të planeve për tremujorin e dytë.
Ky rrjet profesional hartoi katër modele të cilët ua shpërndau mësuesve për t’iu ardhur në ndihmë për hartimin e planeve individale të secilit mësues.
Drejtuesit e rrjeteve profesionale në Shkodër për lëndët Gjuhë shqipe dhe Letërsi X-XI Ermira Ymeraj dhe prof. Arjan Frashëri.
Modelet e planifikimeve për tremujorin e dytë u hartuan nga profesor Arjan Frashëri.
| Prezantimi i nismës dhe nevojave për hartimin e planit për tremujorin e dytë | Nevoja e rishikimit të kujdesshëm të temave që në dukje kanë afri logjike por kanë vështërsi për t’u trajtuar bashkë |
|---|---|
| Diskutime për problematikat në rigrupimin e temave me afri logjike | Nevoja për një rishikim të planeve në kuadër të nismës 3 lëndë në 6 orë, kjo nismë tanimë nxjerr përpara hartuesve të teksteve krijimin e lirisë mes njohurive të reja dhe përforcimit |
| Diskutime për orët teke dhe trajtimi i tyre si orë të veçanta | Vështërsitë e realizimit në tresemestrin e dytë, po jo i parealizueshë |
| Hartimi i planeve për tremujorin e dytë për lëndët: Gjuhë shqipe X- Gjuhëshqipe XI, Letërsi X- Letërsi XI | Rishikim i kujdesshëm të orëve mbi punimet me shkrim, projektit dhe vlerësimit të portofolit të nxënit. |
| Rishikim i kujdesshëm të orës së testimit, në nismën e re 2 orë, u diskutua për vështërsinë e përsëritjes në orën e parë dhe testimit në orën e dytë |
| Materiale burimore të përdorura për takimin | Sugjerime dhe rekomandime |
|---|---|
| Plane të hartuara paraprakisht | Ndërgjegjësim për nxitjen e novatorizmit të mësuesit që ka ide. |
| Laptop | Vazhdimi i shkëmbimit të përvojave të secilit prej anëtarëve të rrjetit gjatë hartimit të planeve të tyre për tremujorin e dytë mbi specifikat e shkollës. |
| Fisha | Heqje dorë nga marrja e planeve të gatshme të ofruara nga shtëpitë botuese, nxitje për të hartuar vetë një plan lëndor mbi bazën e programit. |
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
333405 615992extremely good post, i undoubtedly enjoy this wonderful site, persist with it 682355
178135 466876Great paintings! This is the kind of information that need to be shared around the web. Disgrace on Google for now not positioning this publish upper! Come on more than and talk over with my site . Thanks =) 942704