Rreth serisë “Miushi lexues”

Është një seri librash për vajza dhe djem të moshës mbi 3 vjeç. Librat tregojnë ndodhitë e dy personazheve, Konit dhe Maksit, ndërkohë që ata zbulojnë si botën përreth, ashtu edhe aftësitë e tyre.

Koni luan futboll

Koni nuk humbet asnjë orë stërvitjeje, që kur bën pjesë në një ekip futbolli. Aty ajo mëson çdo gjë rreth futbollit. Ajo mezi po pret të luajë në një ndeshje të vërtetë, por papritur sëmuret. A do të shërohet në kohë për të luajtur dhe a do ta përballojë dot lojën?

Koni feston ditëlindjen!

Gëzuar, Koni! Më në fund erdhi dita e shumëpritur! Koni hap dhuratat e saj të ditëlindjes dhe ha ushqime që i pëlqejnë. Por, gjëja më e bukur do të jetë festa e saj. Ajo e feston ditëlindjen edhe  në kopsht, edhe në shtëpi me miqtë e saj.

Koni bën një udhëtim

Koni dhe familja e saj bëjnë një udhëtim. Edhe gjyshërit dhe kushëriri i saj, Mikeli, janë sigurisht me to. Një shëtitje në pyll, piknik në fushë, akullore dhe udhëtim me tren. Një ditë me të vërtetë e bukur! Deri kur Koni humb arushin e saj…

Koni bën picë

Mami ka gatuar pure patatesh me spinaq. Konit nuk i pëlqen fare dreka, ndaj vendos të gatuajë vetë. Së bashku me shokun e saj, Simonin, ata bëjnë pica shumë të shijshme. Një aventurë e re për Konin, por edhe për fëmijët që pëlqejnë t’i bëjnë vetë picat, duke lexuar udhëzimet në fund të librit.

Koni shkon në floktore

Koni luan “floktoresh”. Por bigudinat me lapsa dhe çamçakëz kanë ngecur keq tek flokët. Këtë punë e zgjidh vetëm gërshëra. Por ajo nuk ka qenë kurrë më parë në floktore. Atë dhemb kur i pret flokët?

Koni mëson të kërcejë

Koni shkon në një kurs baleti. Sa qejf është të kërcesh bashkë me fëmijët e tjerë, të hidhesh si mace dhe të lëvizësh nën ritmin e muzikës! Koni dhe grupi i baletit kërcen në një shfaqje të vërtetë para spektatorëve…

Maksi fle te shtëpia e Paulinës

Urra! Maksit i japin leje të flejë një natë te shtëpia e Paulinës. Ai bën gati çantën sa hap e mbyll sytë: pizhamet furçën e dhëmbëve dhe, sigurisht, elektrikun e dorës. Por, a mund të flejë Maksi pa puthjen e “natës së mirë”?!

Maksi dhe dhëmbi i qumështit

Për të qenë një superpërbindësh i vërtetë, duhet të keni dhëmbë që ju kanë rënë. Sa keq që Maksi ka vetëm një dhëmb, që është duke i rënë. Dhëmbi nuk bie që nuk bie… Nuk ndihmojnë as këshillat e Feliksit dhe as takimi me dentisten. Kështu, Maksi vendos të presë, kur papritur … fiu! Në vend të dhëmbit, mbetet një gropë! 

Maksi mëson biçikletën

Gati!? NISU! Naksi merr vrull me biçikletën e tij lodër. Por tani ai është rritur. Maksit i nevojitet një biçikletë e  vërtetë! Bashkë me mamin, ai vendos të rregullojë biçikletën e vjetër të vëllait të tij, Feliksit. Pastaj duhet të mësojë, mësojë, mësojë… Dhe, shumë shpejt, Maksi fillon të marrë kthesat e para.

Koni fiton medaljen e notit

Koni mëson të notojë. Nuk është aq e thjeshtë të lëvizësh këmbët dhe krahët për të qëndruar mbi ujë. Por, ama, Koni ia del mbanë dhe fiton edhe medaljen “Kali i detit”. Një libër për të gjithë fansat e Konit dhe adhuruesit e notit. 

Maksi mëson të notojë

Shoqja e ngushtë e Maksit, Paulina, sapo ka marrë medaljen “Kali i detit”. Edhe Maksit do t’i pëlqente të mësonte notin. “Ti nuk e merr dot atë medalje se nuk je adhurues i ujit”, – i thotë vëllai i tij i madh. Tani i takon Maksit të tregojë ç’është i aftë të bëjë!

Maksi do një lepurush prej vërteti

Unë jam katër vjeç! – thërret Maksi. Dhe mendon se kushdo që bën 4 vjeç, mund të dëshirojë një lepurush prej vërteti për ditëlindje. Por… duhet të nxitojë, sepse lepurushi i zi më i bukur në botë mund t’i shitet dikujt tjetër…

Maksi ndërton një anije piratësh

Maksi dhe Paulina ndërtojnë një anije piratësh, ama prej vërteti. Por nuk është dhe aq e thjeshtë. Për fat të mirë, në garazh gjejnë materialet që u duhen, për të ndërtuar “tmerrin e deteve”…

Maksi bëhet kampion futbolli

Maksi dhe Paulina Maksi dhe Paulina luajnë futboll. “Gol!” thërret Maksi. “Ne jemi kampionë bote!”. Por fqinjit të tij, Timit, i duket se më të fortët në futboll janë ai dhe shokët e tij. Kështu, ata vendosin të bëjnë një ndeshje futbolli mes dy skuadrave. Kush do ta fitojë “Kupën e Botës”!?

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Lartësi”, një roman që flak klishetë patriotike

Next Article

Rreth serisë “Më quajnë…”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427