… kur u dyndën në Ballkan, helenët i morën krejt hyjnitë, me emra e gojëdhëna, prej pellazgëve, njësoj sikurse edhe romakët…
Herodoti
Mitet janë shpjegimet më të hershme për botën që na rrethon dhe për universin që gufon brenda nesh. Prandaj, mitologjia (tërësia e miteve) i ka interesuar njeriut të të gjitha kohëve.
Nga një këndvështrim tjetër, mitet shenjojnë fillimet e inteligjencës njerëzore, e cila është e papërkufizueshme dhe paradoksalisht e pafundme. Edhe mesazhet që përcillen prej miteve janë të pamatshme, si për imagjinatën me të cilën janë mbrujtur, ashtu edhe për asociacionet poetike që krijojnë te dëgjuesi/lexuesi.
Disa prej miteve mbartin shprehi artistike që vijnë të përditësuara në mënyrë të vazhdueshme, derisa të mos zëvendësohen pjesërisht (dhe përkohësisht) prej simbolikave të miteve më të reja moderniste a postmoderniste.
Mitologjia shqiptare nuk mund të përjashtohet prej këtyre ligjësive universale. Aq më tepër kur ajo dokumentohet paralelisht (në mos më herët) me mitologjinë grekoromake, që përbën bazat më të hershme të qytetërimit të sotëm europian dhe më gjerë.
Synimi im në këtë libër nuk është argumentimi i pranisë së mitologjisë shqiptare ndër shqiptarë, nuk është as vështrimi krahasues i saj me mitologjinë e popujve fqinjë, por paraqitja sa më e integruar e kësaj mitologjie në një sistem teogonik, duke kapërcyer, qoftë edhe në mënyrë të njëanshme, shumë çështje që kanë mbetur ende në diskutim, siç është vetë mitologjia pellazge, tek e cila studiues shqiptarë (dhe jo vetëm shqiptarë) këmbëngulin duke thënë se aty i ka fillesat mitologjia shqiptare, greke e romake.
Nëse u përmbahemi parimeve universale, atëherë mitologjia shqiptare vjen natyrshëm e shpërndarë në tri shtresime:
• Mitologji pellazge
• Mitologji ilire
• Mitologji arbërore
Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
21305 134955I just couldnt depart your site prior to suggesting that I extremely enjoyed the regular info an individual supply for your visitors? Is gonna be back regularly as a way to inspect new posts 159664
923409 356770Wow, superb weblog layout! How long have you been blogging for? you make blogging appear easy. The overall appear of your web site is magnificent, as effectively as the content material! xrumer 401276
891845 323255You wouldnt feel it but Ive wasted all day digging for some articles about this. You may be a lifesaver, it was an superb read and has helped me out to no finish. Cheers! 196323