“Gjyshi im ishte një pemë qershie” është një libër, ku rrëfehen thjesht dhe me shumë ndjenjë një seri përjetimesh të një djali të vogël, Toninos, i cili kishte kaluar një verë fantastike te gjyshi në fshat, madje kishte kaluar verën më të bukur të jetës së tij. Kur lindi nëna e Toninos, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Ajo ishte pema ku luante dikur mamaja e tij e më pas edhe vetë ai.
Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e kishte dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie.
Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, sepse pengonte ndërtimin e rrugës, Toninoja bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit.
Askush nuk mund ta cenonte atë pemë, pasi në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh aq të jashtëzakonshëm, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve…
Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
426353 679855Some genuinely good stuff on this internet website , I it. 209867
321229 577992After study quite a few the websites on your personal internet web site now, i truly like your means of blogging. I bookmarked it to my bookmark web site list and will also be checking back soon. Pls consider my web-site likewise and tell me what you consider. 812877
639333 853533Hello. magnificent job. I did not imagine this. This is a remarkable story. Thanks! You created certain fine points there. I did a search on the topic matter and discovered the majority of folks will have exactly the same opinion along with your blog. 818206