Rita Petro rrëmben çmimin Kombëtar “Lumo Skëndo”

Në një aktivitet të organizuar me rastin e 95-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare kryeministri Rama, ministrja e Kulturës Kumbaro dhe drejtoresha e këtij institucioni vlerësuan autorët e letërsisë shqipe.

Çmimi Kombëtar “Lumo Skëndo” shkoi për botimin me poema “Vrima” të shkrimtares Rita Petro. Në motivimin e vlerësimit, ministrja Mirela Kumbaro nënvizoi: “Botim elegant që harmonizon konceptualen e imazhit dhe artin e poezisë me provokimin estetik duke pasuruar shijen bibliografike të leximit.”

Trofeu iu dorëzua shkrimtares Rita Petro nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Në aktivitet u bë me dije se në 2014-ën janë investuar nga buxheti i shtetit plot 300 mijë euro për të bërë një investim për pajisje të specializuara për dixhitalizimin e librave të Bibliotekës Kombëtare dhe në një vit falë këtij investimi, është 10-fishuar sasia e faqeve të dixhitalizuara në këtë bibliotekë.

Janë siguruar të gjitha financimet dhe së shpejti përfundon projekti i integrimit të hapësirave pas 25 vjet ndarje të godinës për veprimtari tregtare në dëm të Bibliotekës Kombëtare. Transformimi i hapësirës së riintegruar të Bibliotekës në një mjedis ku të gjitha funksionet, tradicionale dhe të reja që vijnë nga procesi i transformimit teknologjik, do të mbështeten financiarisht nga qeveria bazuar mbi projektin inovativ që po behet me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Shqipëria ka një rrjet të trashëguar relativisht të gjerë të bibliotekave publike, por fatkeqësisht është një rrjet i amortizuar sepse në 25 vjet nuk është bërë asgjë.

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Total
0
Shares
1 comment
  1. 919079 209429We provide you with a table of all the emoticons that can be used on this application, and the meaning of each symbol. Though it may possibly take some initial effort on your part, the skills garnered from regular and strategic use of social media will create a strong foundation to grow your business on ALL levels. 961264

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Studimi: plani mësimor i gjimnazistëve, i ngarkuar

Next Article

Përjashtohet nga taksat çdo investim në shkolla

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427