Rëndësia e ngjyrave te fëmijët

Ngjyra është njëra prej atributeve më të dukshme të botës që na rrethon. Për foshnjat dhe fëmijët, kuptimi i ngjyrave është njëra prej gjërave esenciale në ndërtimin dhe zhvilimin e tyre…

Dhomat e fëmijëve me ngjyra nuk janë vetëm të mira për tu parë, por ato mund të ndihmojnë në rritjen dhe zhvillim e tyre. Ngjyra është njëra prej atributeve më të dukshme të botës që na rrethon. Për foshnjat dhe fëmijët, kuptimi i ngjyrave është njëra prëj gjërave esenciale në ndërtimin dhe zhvilimin e tyre, që këtë kuptim ata do ta përdorin për të mësuar çdo aspekt të jetës. Kështu që, kur vjen puna te dizajnimi i dhomave të fëmijëve, ngjyrat janë njëra prej elementeve që patjetër duhet të merret në konsideratë. 

Njohja e ngjyrave mund të sigurojë për fëmijen tuaj mësimin e mjeteve esenciale të jetës. Për shembull, në matematikë, njohja e ngjyrave përdoret për të kategorizuar, renditur, krahasuar, etj. Përvec kësaj, fëmijët përmës ngjyrave nuk mësojnë vetëm të identifikojnë ngjyrat, apo për t’i identifikuar objektet, por zhvillojnë dhë forcojnë aftësinë e tyre për të komunikuar në mënyrë efektive.

Duke i mësuar fëmijës ngjyrat, (duke përfshirë, nuancat, tonet), ju gjithashtu do t’i mësoni atyre, që ta përdorin ngjyrën edhe si mjet për shprehjen e kreativitetit në të gjitha aspektet e jetës. Mbi të gjitha, fëmija juaj do të mësoj të përdorë ngjyrat si mjete identifikuese si psh. përmes të ngjyrës së kuqe, ai identifikonë se ajo ngjyrë paraqet rrezik, apo për ta dallur të nxehtin nga të ftoti, por roli që ka ngjyra në zhvillimin e tyre nuk ndalet këtu.

Andaj nëse keni vendosur që të ndërtoni një dhomë për fëmijët, mendojeni edhe njëherë, por kësaj here duke menduar që të fusni sa më shumë ngjyra në të.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
28 comments
  1. 699052 502984Soon after study a lot of of the content inside your web website now, and i also truly a lot like your way of blogging. I bookmarked it to my bookmark internet site list and are checking back soon. Pls take a look at my web page also and inform me how you feel. 971121

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Drejtshkrimi i bashkëtingëllores "K"

Next Article

Për mësuesit, për ne…

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427