Qendra e trajnimeve Albas, trajnim në qytetin e Vlorës

Në datën 9 shkurt zhvillohen trajnime në Vlorë, në shkollën Perla, për këto module: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, “Menaxhimi i klasës”, “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës”. Secili modul është i vlerësuar me një kredit dhe kushton 2000 lekë. Trajnimi nis në orën 930.

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies – nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit 

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Moduli “Menaxhimi i klasës” synon:

– Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj 

– Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandarta: menaxhim dhe mësimdhënie

– Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës. 

– Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës 

– Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës 

– Të perceptohen dhe realizohen patforma personanale të menaxhimit të klasës.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën trajnime@albas.al

Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrit të telefonit dhe adresës së e-mailit. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Arsyet pse Japonia është një nga vendet më të zhvilluara në arsim

Next Article

Pesë mënyra për të inkurajuar studentët që të duan matematikën

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427