Provimi i licencës 2023, lista e kandidatëve Edukim Fizik

Kjo është lista e kandidatëve për mësues që do të japin provimin e shtetit në mësuesi në profilin Edukim Fizik. Përbri secilit emër do gjeni datën dhe orën e zhvillimit të provimit.

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mësuesit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).

PROVIMI I LICENCËS, LISTA E KANDIDATËVE EDUKIM FIZIK

 https://drive.google.com/file/d/1dqtH_dQzcQ1mdw4cSb_M0X4VCBULW_FA/preview

Kandidati duhet të paraqitet 30 minuta përpara orarit të publikuar dhe të jetë i pajisur me:

1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);

2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;

3. Faturën origjinale të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA, http://qsha.gov.al/DPSH/fatura.html). Vëmendje: fatura duhet të ketë vulën e bankës përkatëse;

4. Kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara; vërtetimin për njohjen dhe njehsimin e diplomës në rastet kur studimet janë përfunduar jashtë shtetit; dokumentacionin e lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, në rastet kur studimet janë përfunduar në një institucion të arsimit të lartë të mbyllur.

Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:

  • ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim dhe është në pritje të kartonit të diplomës. (njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi); 
  • emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar;
  • viti i fillimit dhe përfundimit;
  • numri i matrikullimit;
  • data e diplomimit;
  • numri i krediteve të programit të ciklit të dytë të studimit.

Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit.

Kandidati duhet të mbajë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:

  • Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi;
  • Ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të provimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit;
  • Ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e provimit;
  • Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Një orë model në kuadrin e orëve të hapura për mbrojtjen e shkallës I të kualifikimit “Mësues mjeshtër”

Next Article

Provimi i licencës 2023, lista e kandidatëve Histori-Gjeografi

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427