Projekte arti që mësojnë dhe frymëzojnë

Gjatë fundjavës, fëmijët mund të zgjedhin të bëjnë një nga projektet e mëposhtme, të cilat i njohin me artistë të mëdhenj.

Çdo artist është së pari një amator. Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme t’i ekspozoni fëmijët në shumë stile artistike. Sa më shumë ta përjetojnë artin, aq më shumë do ta ndjejnë atë teksa rriten. Gjatë fundjavës, fëmijët mund të zgjedhin të bëjnë një nga projektet e mëposhtme, të cilat i njohin me artistë të mëdhenj. 

Ngjyrosni lulet e O’Keeffe

Lulet e mëdha të O’Keeffe janë shumë të arritshme për fëmijët. Ngjyrosni lule të mëdha, në një larmi ngjyrash, së bashku me sfondet. 

Lulet e mëdha të artistes O’Keeffe

Bëni peisazhe dimri me akuarel. Kapni ngjyrat e mrekullueshme të një perëndimi dielli.

Përdorni pika për të pikturuar kafshë të ndryshme. A e dini se pikat janë një teknikë e përdorur nga shumë artistë?

Shtoni avull pambuku në gota të pikturuara

Pikturoni petulla me bojëra uji. Përdorni kapakë kavanozësh në dy madhësi të ndryshme për të nxjerrë format e petullave. Më pas, mbushini ato me bojëra uji. 

Krijoni rrathët sipas Kandinskit

Shtoni një pamje të qytetit në qiellin e Natës me Yje

Nata me Yje e Van Gogh është një nga më të famshmet e tij. Fëmijët mund t’i shtojnë kësaj nate çfarë të duan, sipas imagjinatës së tyre. 

Kompozime të natyrës me shkumës si Cezanne

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 766305 393941That being said by use it all, planet is actually restored a little much more. This situation in addition will this particular Skin tightening and starting to be moved and into the mood of these producing activities. everyday deal livingsocial discount baltimore washington 187394

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Fshati im”- maturantja Senada Bajraktari rrëfen me emocion vendin ku jeton e mëson

Next Article

Besjana Rexhepi: Etika dhe përkushtimi i mësimdhënësit pro mësimdhënies efektive dhe bashkëpunimit me prindër

Related Posts
;