Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

600 studentë të sapo diplomuar përfunduan Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën publike. 200 prej tyre pas kësaj eksperience 3 mujore të fituar siguruan një vit kontratë pune në administratë. Në një ceremoni të veçantë në ambientet e Ministrisë së Arsimit, 200 të rinjtë ndanë njohuritë e fituara në institucione të ndryshme ku kryen praktikën e punës dhe u pajisen me certifikata. Ministrja e Arsimit  Lindita Nikolla në fjalën e saj përshëndetëse para të rinjve deklaroi se energjia dhe dinamika e punës së tyre, janë një nxitje për të vepruar edhe më shumë që punësimi i të rinjve të jetë edhe më i sigurt. Sistemi arsimor, shtoi Nikolla, është ai që krijon premisat e para ku përmes edukimit të merrni të gjithë dijen e nevojshme, shprehitë dhe aftësitë për të garantuar nesër sukses në tregun e punës.

“Prioritet i kësaj qeverie është punësimi, ndaj karta e prioriteteve për të parë se kush janë fushat më prioritare të zhvillimit të  vendit do të jetë një arsye e fortë, një njohje për të gjithë ata që nesër do të zgjedhin programet e studimit dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ambicia jonë që përmes iniciativave të mundësojmë më shumë studentë që zgjedhin shkencën, teknologjinë, inovacionin, matematikën, të studiojnë po ashtu dhe fusha të tjera si turizmi, për hoteleri turizëm e kështu me radhë.” deklaroi Nikolla.

Dukeu fokusuar tek mundësitë e shumta, që nga ky vit, të rinjtë do të kenë për të marrë një profesion apo një degë studimi që është e kërkuar nga tregu i punës, ministrja Lindita Nikolla theksoi se është shtuar oferta e orientuar akademike dhe profesionale për rininë shqiptare.

“Janë një set programesh universitare po ashtu profesionale 2-vjeçare që sivjet do të jenë më shumë se një vit më parë dhe që do të mundësojnë që zgjedhja dhe për ata maturantë që kanë një notë mesatare nën 6, të kenë mundësinë të zhvillojnë talentin dhe aftësitë e tyre të përputhura me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës. Tjetra që jemi duke bërë dhe për të cilën unë duhet të falenderoj të gjithë universitetet shqiptare publike dhe jo publike, që po adresojnë gjithnjë e më shumë ofertën e tyre akademike me atë që biznesi, zhvillimi i vendit, tregu i punës kanë nevojë dhe që padyshim do bëjnë të mundur që shumë të tjerë që sot janë në universitet apo të tjerë të rinj e të reja që do të vijojnë studimet e larta në kolegje profesionale apo programe universitare, të kenë më të sigurtatë që është e nesërmja e tyre me kërkesat në tregun e punës.

Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu shprehu bindjen se praktikat e punës janë një mundësi reale për të qenë një hap më pranë statusit të shërbimit civil.

“Nga 309 praktikantë që kanë marrëcertifikatën pas përfundimit të praktikave të punës dhe që kanë aplikuar për një vend pune, 30% e tyre kanë rezultuar fitues në konkurse.” – theksoi Koçiu

Vlerësime për performancën e studentëve gjatë muajve të praktikës, të rinjtë e morën edhe nga zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen, e cila shprehu bindjen se ata do të zhvillojnë aftësitë e tyre duke sjelle edhe modele të reja eksperiencash inovative dhe linguistikë. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është në vitin e tretë të zbatimit të tij. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

A duhet të ketë detyra gjatë pushimeve verore?

Next Article

Si të parandaloni problemet disiplinore në klasë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427