Prezantim dinjitoz i Shqipërisë nga komuniteti shqiptar në Parma me veshje e këngë tradicionale shqiptare

Shqipëria duket se është prezantuar denjësisht nga të rinjtë e komunitetit shqiptarë në Parma në manifestimin ndërkulturor të organizuar atje. Prezantimi i grupit shqiptar artistik “Një mijë Yje” u mirëprit me duartrokitje të shumta për nivelin e lartë të paraqitjes artistike dhe pasurisë folkloristike.

Në të dielën e fundit, më 3 tetor, sheshi kryesor i qytetit të Parmës ishte ngjyrosur më shumë se kurrë me motive nga e gjithë bota me rastin e organizimit të manifestimit ndërkulturor që u mbajt në kuadrin e Parma Capitaledella Cultural taliana 2021. (Parma, Kryeqyteti i kulturës italiane 2021). 

Shumë nga popujt që jetojnë në Parma sollën motive, tinguj e poezi nga vendi i tyre.

Shqipëria u prezantua nga të rinjtë e komunitetit shqiptar në Parma, të organizuar nga shkolla shqipe “Scanderberg” dhe nga “Forum Donne Indipendenti”, Forumi i gruas shqiptare në Parma.

“Kostumet tradicionale u sollën nga Sara e Juri Murto, vëlla e motër. Sara vishte kostumin e Korçës, ndërsa Juri Fustanellën. Si dritë vezulluan në mesin e ngjyrave nga e gjithë bota, të fisëm, elegantë e plot krenari i mbajtën të veshur motivet shqiptare dhe flamurin kuq e zi Juri e Sara”, shkruhet në një nga postimet në Facebook të shkollës shqipe  “Scanderberg Parma” Itali. 

“Grupi artistik ‘Një mijë Yje’ (Enisa, Silvia, Leila, Noela, Emily e Sara) sollën disa motive të valleve shqiptare nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Vallja nisi me Enisën që për herë të parë veshi kostumin magjeps të Mirditës“, thuhet në këtë postim. 


Prezantimi i Shqipërisë u shoqërua me duartrokitje dhe përgëzime të veçanta për nivelin e lartë të paraqitjes artistike dhe pasurisë folkloristike.

Prindër e organizues u ndiem vërtet të lumtur dhe krenarë për paraqitjen dinjitoze të Shqipërisë në këtë manifestim të madh nga fëmijët e të rritur në Parma, por që aq bukur dhe me fisnikëri e prezantuan kombin e tyre, origjinën nga vijnë. 

Ky eveniment u organizua nga Bashkia e qytetit të Parmës, në bashkëpunim me dhjetëra shoqata dhe institucione shtetërore dhe private.

Kostumet u krijuan nga Tradita Shqiptare Edlira Sulaj Tiranë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
34 comments
  1. What i do not understood is in truth how you are not actually a lot more smartlyliked than you may be now You are very intelligent You realize therefore significantly in the case of this topic produced me individually imagine it from numerous numerous angles Its like men and women dont seem to be fascinated until it is one thing to do with Woman gaga Your own stuffs nice All the time care for it up

  2. pokračovat v tom, abyste vedli ostatní.|Byl jsem velmi šťastný, že jsem objevil tuto webovou stránku. Musím vám poděkovat za váš čas

  3. Wonderful web site Lots of useful info here Im sending it to a few friends ans additionally sharing in delicious And obviously thanks to your effort

  4. Does your blog have a contact page? I’m having problems locating it but, I’d like to send you an e-mail. I’ve got some creative ideas for your blog you might be interested in hearing. Either way, great blog and I look forward to seeing it grow over time.

  5. Hello my family member! I wish to say that this article is amazing, great written and come with approximately all vital infos. I?¦d like to see extra posts like this .

  6. Hi my loved one! I want to say that this post is awesome, great written and include approximately all significant infos. I¦d like to peer extra posts like this .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Sot nisi viti i ri shkollor 2022-2023, në gjimnaze shënohet numri më i ulët i regjistrimeve të nxënësve

Next Article

Ministrja Kushi shpreh angazhimin për forcimin e figurës së mësuesit me integritet ligjor dhe moral

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427