“Pranverë erëmirë” dhe “E ëmbla ditë”, poezi nga mësuesi Gezim Dalliu

“Pranverë erëmirë” dhe “E ëmbla ditë” janë poezi me tematikë optimiste dhe shprese të shkruara nga Gëzim Dalliu, mësues i historisë, shkolla 9-vjeçare Shezë, Peqin.

Pranverë erëmirë

Pranverë e vonuar,

erdhe buzëprerë,

rrugë e paharruar,

vellon hedh në derë.

Pranverë e kurdisur,

shtrirë në lëndina,

kurorë e stolisur,

trembur oshtima.

Pranverë buzagaz,

rrezja zemrën prek,

bletët gjithë tallaz,

hapin çdo hendek.

Pranverë erëmirë,

dehur me nektar,

mbush çdo dëshirë,

si një det i paparë.

E ëmbla ditë!

E ëmbla ditë , buzëqesh.

rreze hedh, kohën ngjesh,

Vjen e ikën gjurmë lë,

troket heshtur,jo pa gjë.

Sjell agime ,jo trishtime,

nuk ke vend për qortime.

Je e pastër si ujë mali,

do rrjedhë e s’do ndali.

Mbyll të liga ,hap të mira,

mposht kohë të vështira.

E ëmbël ditë e bekuar,

mbush shpirtra të trazuar.

Gatuan jetë , jep shpresë,

asnjëherë nuk je e pabesë.

Je e Zotit dhe e gjithësisë,

dritë e udhës e njerëzisë.

Shkruar nga Gëzim Dalliu

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesit më të suksesshëm, që hapën shkollat e tyre për rritjen e fëmijëve të lumtur

Next Article

Projekt për klasat e pesta: “Shpëtojmë planetin tonë”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427