Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Plan mësimor për klasat e shtata

Ky material është hartuar nga mësimdhënësi Mentor Hajrizi, për t’u ardhur në ndihmë mësuesve. Plani mësimor për klasat e shtata është i bazuar në Kurrikulën Bërthamë të Arsimit të Mesëm të Ulët, Kosovë.

PLAN I BAZUAR NË KURRIKULËN BËRTHAMË TË ARSIMIT TË MESËM TË ULËT TË KOSOVËS . KY PLAN, I PËRGATITUR NGA MENTOR HAJRIZI, VLEN PËR MËSIMDHËNËSIT E GJUHËS SHQIPE NË KOSOVË.

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Tekstet letrare dhe joletrare

Tema: Format e komunikimit: dialogu e monologu

Rezultati i të nxënit të temës: Njeh dhe dallon monologun nga dialogu.

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën III: I. Komunikues efektiv: 1; II. Mendimtar kreativ: 1; III. Nxënës i suksesshëm: 3.

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën III: I. Të dëgjuarit dhe të folurit: 3; Të lexuarit: 1; Të shkruarit: 2.

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Dialogu dhe monologu

Fjalët kyçe: format e komunikimit, dialogu dhe monologu.

Rezultatet e të nxënit për orë mësimore:

– Përcakton format e komunikimit;

– Dallon dialogun e edhe monologun, si bazë e tekstit;

– Komenton fjalë e shprehje nga teksti.

Kriteret e suksesit:

– Identifiko format e komunikimit përmes fotografive (ilustrimeve);

– Veço dialogun nga monologu;

– Shpjego për fjalët e shprehjet e dhëna të tekstit.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri “Leximi letrar 7”, interneti, fotografitë.

Përdorimi i TIK-ut: Po.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Historia, arti, kultura.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE I RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Realizimi i kuptimit:

Për të nxënë, nxënësit vazhdojnë të shkruajnë në fletore për tekstin teatror dhe të tregojnë se çka është dialogu e çka monologu. Paraprakisht, ata e lexojnë tekstin në libër dhe nisin tutje me shkrimin për format e komunikimit.

Reflektimi:

Jepet një dialog dhe një monolog nga komedia “Koprraci” e Molierit. Nxënësit lexojnë dialogun e monologun dhe veçojnë (dallojnë) dialogun nga monologu, duke shpjeguar njëkohësisht edhe për fjalët e shprehjet e dhëna të teksteve. 

VLERËSIMI I NXËNËSVE:

Përgëzohen nxënësit për qëndrimet (mendimet) e tyre dhe vlerësohen gjithsesi ata që japin përgjigje të sakta, me gojë. 

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR:

Hulumtohet në internet për dialogun dhe monologun. Nxënësit do të ndjekin ndonjë dramë, komedi ose ndonjë monolog të ndonjë artisti, në YouTube. Në orën e radhës të orës mësimore, do të tregojnë se çfarë kanë shikuar dhe do të komentojnë në lidhje me videon e shikuar ose audion e dëgjuar.

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE:

Ora ishte shumë e suksesshme dhe të gjithë nxënësit janë përfshirë në detyrat dhe në diskutimet që janë bërë brenda orës së sotme mësimore. 

Mentor Hajrizi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. wait for top-tier CBD intersection to upgrade your wellness? You rump cbd gummies with thc flat from our desire CBD fund and bask the do good of pure CBD oil and organic pull. Every batch of CBD is lab-tested, staring, and phrase to reduce day by day accentuate spell advance genial uncloudedness. Whether you indigence a break of day CBD hike up or eve CBD loosening, our unobjectionable CBD formula set your routine perfectly. break high-quality CBD infuse, CBD gummies, and CBD topicals built for upper limit preoccupancy. frequent CBD online now for fast send!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kualifikimet e mësuesve për vitin shkollor 2018-2019

Next Article

Prindërit i drejtohen Portalit Shkollor: Si të sillemi me fëmijët tanë me ADHD?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481