Pesëvargëshi

Fjala Pesëvargësh, në kuptimin didaktik e ka burimin në fjalët franceze “sink” (cinq), “sinken” (cinquain) që do të thotë pesë, pesëvargësh, vjershë me pesë rreshta.

Pesëvargëshi, në cilësinë e teknikës së mësimit, stimulon shkathtësi intelektuale dhe konvergjon në mendimin kritik. Konsiston në përmbledhjen e informacionit nëpërmjet shprehjeve të shkurtra por domethënëse, të cilat përshkruajnë apo reflektojnë “dituri” lidhur me temën. Kohëzgjatja për ta shkruar pesëvargëshin numëron 5 deri 7 min.

Një ecuri e punës së frytshme është që grupi i nxënësve të ndahet në çifte, ku secili do të shkruajë nga një pesëvargësh. Nëpërmjet ndihmës së ndërsjellë, ata do të përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi nga njëri-tjetri. Këta pesëvargësha të çiftëzuar, më pas, mund të shkëmbehen në grup.

Si shkon puna për të shkruar pesëvargëshin ?(Formimi i pesëvargëshit për herë të parë, si “lloj letrar”, me gjasë, nuk është punë e kollajshme! )

Ofrohet nocioni i një teme për pesëvargësh.

1. Rreshti i parë paraqet një nocion të temës, (emër);

2. Rreshti i dytë paraqet përshkrimin me dy fjalë të temës, (dy mbiemra);

3. Rreshti i tretë përmban tri fjalë, të cilat shprehin veprim, demonstrim apo zbatim lidhur me temën, (tre folje);

4. Rreshti i katërt përmban një fjali me katër fjalë që shpreh opinionin lidhur me temën dhe

5. Rreshti i fundit paraqet një fjalë sinonime apo simbol matematik që ripërcakton thelbin e temës.

Shembull

pabarazimi

zgjidhja më e vogël zgjidhja më e madhe

zgjidhet provohet pranohet

pabarazimi përmban shumë zgjidhje

inekuacioni

(Nga Safet Bujupi)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
5 comments
  1. iOS foydalanuvchilari uchun mukammal dastur — bu 888starz iOS ilovasi. Ushbu dastur orqali siz kazino o‘yinlariga, jonli efirlarga va sportga stavkalarga tezkor kirish imkoniyatini qo‘lga kiritasiz. Ilovani yuklab olish juda oson va xavfsizdir. Yuklab olib, barcha imkoniyatlardan foydalaning.

  2. Ш§ШіШЄЩ…ШЄШ№ ШЁШЈЩЃШ¶Щ„ ШЄШ¬Ш±ШЁШ© Щ…Ш±Ш§Щ‡Щ†Ш§ШЄ Ш±ЩЉШ§Ш¶ЩЉШ© Щ€ШЈЩ„Ш№Ш§ШЁ ЩѓШ§ШІЩЉЩ†Щ€ Щ…Щ† Ш®Щ„Ш§Щ„ ШІЩЉШ§Ш±Ш© https://888starz-egypt.online/. Щ„Ш§ ШЄЩЃЩ€ШЄ Ш§Щ„ЩЃШ±ШµШ© Щ€Ш§ШЁШЇШЈ Ш§Щ„ШўЩ†.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Të mësojmë mbi të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen

Next Article

Prindërit janë shkaktar që fëmijët shtojnë peshë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427