Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Përmes muzikës, mund t’i dhuroni vetes një jetë më të lumtur

Hulumtimi i ri magjepsës vërteton se muzika shëron. Ajo mund të ndihmojë në ruajtjen e përqëndrimit, në ngjalljen e ndjenjave të lumturisë, si dhe në qetësimin apo tejkalimin e trishtimit.

Hulumtimi i ri nga Akademia Britanike e Terapisë së Zërave (BAST) ka treguar se muzika ka vlera terapeutike. Lind pyetja, sa kohë në ditë duhet për të dëgjuar muzikë?

Vitet e fundit, psikologët kanë vërtetuar se muzika mund të ketë një efekt pozitiv në shëndetin tonë, kështu që studiuesit e BAST-it, kërkonin të zbulonin nëse muzika mund të shërbejë si një terapi për të kapërcyer probleme të caktuara.

Studimi i tyre, i quajtur “Muzika si një kurë”, anketoi 7,581 pjesëmarrës dhe zbuloi se 89% e njerëzve mendojnë se muzika është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, dhe për këtë arsye, pa dyshim, luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme.

90.15% e të anketuarve e përdorin muzikën për t’u relaksuar, 81.80% e dëgjojnë për t’u ndjerë të lumtur, 46.5% për të çliruar energjitë negative dhe 32.53% për t’u përqendruar më mirë.

Muzika më e mirë, që shërben për t’u relaksuar, ka një melodi të ngadaltë, të thjeshtë, pa tekst, me një kohë optimale dëgjimi prej 13 minutash. Të anketuarit raportuan shumë përfitime, duke përfshirë “uljen e tensionit të muskujve, heqjen e mendimeve negative, një ndjenjë të paqes dhe kënaqësisë së brendshme dhe një gjumë më i mirë”. Një studim tjetër zbuloi se muzika rrit performancën gjatë stërvitjes si, vrapimi apo çiklizmi.

Dëshironi të përmirësoni përqëndrimin tuaj? Të anketuarit thonë se duke e patur shumë të aksesueshme muzikën në jetën e tyre, arrijnë të marrin vendime më lehtë dhe me më shumë sportivitet. Pra, siç e shikoni përfitimet nga muzika janë të mrekullueshme. Bëjeni muzikën pjesë të jetës suaj, për të kuptuar avantazhet që ajo sjell. 

Për të lexuar materialin origjinal, mund të klikoni këtu

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. Pingback: beteazy24
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Sikur të Isha...”, aktivitet për nxënësit mbi 6-vjeç

Next Article

"Motivi shoqëror në poezinë e Zyhdi Dervishit", analizë nga poeti Sadik Bejko

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481