Njerëzit që s’mund të përcjellin gëzim tek të tjerët janë gjithmonë seriozë. Kërceni, ju që jeni fëmijë, kështu nuk do të bëheni shumë seriozë kur të rriteni!
Papa Françesku është ulur e i është përgjigjur letrave të të vegjëlve nga vende të ndryshme të botës. Papa Bergoglio-s i kanë shkuar letra fëmijët nga Belgjika, Australia, Kenya etj. Një letër i është dërguar edhe nga Shqipëria.
Në këto letra fëmijët i kanë drejtuar pyetje të ndryshme kreut të Vatikanit. Ai i është përgjigjur të gjithave me radhë, përfshirë edhe asaj të 6-vjeçares shqiptare Prajla e cila e pyet “Kur ishe fëmijë, të pëlqente të kërceje?”
Ja si i përgjigjet Papa Françesku: Shumë e dashur Prajla. Po shumë shumë e dashur ama! Më pëlqente shumë të rrija me fëmijët e tjerë, të luaja, por edhe të kërceja vallëzimet tona tipike argjentinase. Argëtohesha shumë. Veç kësaj, kur isha djalosh më pëlqente të kërceja dhe tango. Më pëlqen shumë tango. Shiko, të kërcesh do të thotë të shprehësh gëzim, alegri. Kur dikush është i trishuar nuk mund të kërcejë. Përgjithësisht fëmijët kanë një burim të madh: të jenë të gëzuar. Ndaj për këtë arsye kur je i ri kërcen dhe shpreh gëzimin që ke në zemër. Madje edhe Mbreti i Madh David, kur mori në dorë Jeruzalemin duke ndërtuar Qytetin e Shenjtë, transportoi “Arkën e Besëlidhjes” dhe filloi të kërcente përpara saj. Nuk u shqetësua për formalitetet, harroi që duhej të sillej si mbret dhe filloi të kërcente si fëmijë. Por Micol, gruaja e tij, duke e parë nga dritarja e përqeshi dhe e përçmoi me zemër. Kjo grua ishte e sëmurë nga serioziteti, “sindroma e Micol-ës” e quaj unë. Njerëzit që s’mund të përcjellin gëzim tek të tjerët janë gjithmonë seriozë. Kërceni, ju që jeni fëmijë, kështu nuk do të bëheni shumë seriozë kur të rriteni!
(Corriere della sera)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.