Ditari në lëndën e qytetarisë X, botimet Albas, është hartuar nga autorja e tekstit Eljana Brahja, e cila është bazuar në udhëzimet e IZHA për nismën “Tri lëndë në gjashtë orë”.
Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi
Lënda: Qytetari
Shkalla: 5
Klasa: 10
Tematika: Mjedisi
Situata e të nxënit:
1. Rreziku më i madh për Tokën jemi vetë ne!
2. Popullata dhe përdorimi i burimeve të shterueshme të planetit po rriten me shpejtësi, ashtu si dhe aftësia jonë teknike për ta ndryshuar mjedisin për mirë apo për keq.
Tema mësimore:
1. Ruajtja dhe zhvillimi i mjedisit
2. Kontradiktat e zhvillimit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja:
-Shpreh mendimin për rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit.
-Analizon përpjekjet për përdorim racional të burimeve.
-Diskuton në grup për kontradiktat e zhvillimit.
-Demonstron strategji për sensibilizimin e shoqërisë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm.
Fjalë kyç:
– edukim mjedisor
– përgjegjësi individuale
– roli i shkencës
– zhvillim i qëndrueshëm
Burimet: Teksti mësimor (fizik), teksti digjital, interneti
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjeografia, Historia, Shkencë toke, Kimia.
Organizimi i orës së mësimit, 90’
Hapi 1. Përvijim i të menduarit (15’)
Mësuesja organizon klasën në dy grupe pune. Nxënësve u kërkohet të reflektojnë për pak minuta rreth situatave (shprehjeve) 1 dhe 2. Njohuritë e tyre të deri më tanishme i diskutojnë sëbashku me mësuesin.
Grupi 1- reflektojnë rreth situatës 1
Grupi 2- reflektojnë rreth situatës 2
Hapi 2. Harta e koncepteve; Marrëdhëniet Pyetje-Përgjigje (25’) + (5’) Përmbledhje njohurish
Mësuesi/ja krijon në tabelë hartën e koncepteve dhe ndërton njohuritë e reja nëpërmjet metodës së Marrëdhënieve Pyetje – Përgjigje. (25’)

– Si mund ta mbrojmë planetin tonë?
– Përgjegjësi e kujt është ruajtja e mjedisit?
– Si ndihmon procesi i 3 R-venë reduktimin e mbeturinave?
– Cili është roli i shkencës në ruajtjen e planetit?
– Zhvillimi i teknologjisë përveç përparësive shkakton edhe ndotje. Çfarë sugjeron shkenca për të ulur nivelin e ndotjes?
– Çfarë detyrash shtrohen para shoqërisë dhe shtetit për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm?
Në fund të shpjegimit të njohurive të reja mësuesi/ja bën një përmbledhje të njohurive të dhëna. (5’)
5 minuta pushim për rimarrjen e energjive për orën në vazhdim
Hapi 3. Rrjeti i diskutimit (20’)
Mësuesi/ja organizon klasën në dy grupe ekspertësh të cilët diskutojnë rreth çështjeve:
– Ekspertët 1- cilat do të ishin përpjekjet tuaja për një përdorim sa më racional të burimeve?
– Ekspertët 2- çfarë do të propozonit ju për reduktimin e kontradiktave të zhvillimit në vendin tonë?
Hapi 4. (15’)
Diskutim i materialeve në tekstin digjital. Punim i detyrave të tekstit mësimor.
Vlerësimi (5’)
Vlerësimi sipas niveleve N1, N2, N3, N4.
Detyrat dhe puna e pavarur (5’)
Detyra e shtëpisë: Reflektoni në mënyrë kritike Fq. 71
Suksese mësueseve në nismën “Tri lëndë në gjashtë orë”!
Eljana Brahja
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
652891 616737Maintain up the fantastic function , I read couple of weblog posts on this web site and I believe that your web site is real intriguing and has bands of good info . 298296
88907 593956A domain name is an identification label which defines a realm of administrative autonomy, authority, or control within the Internet. Domain names are also critica for domain hostingwebsite hosting 685871
484833 725697You seem to be extremely skilled in the way you write.::~ 504597