Orë e hapur në lëndën e fizikës me mësuese Elona Terziu. Rifreskim njohurish nëpërmjet eksperimenteve të realizuara nga nxënësit në klasë.
Në shkollën “Ismail Qemali” u zhvillua një orë e hapur në lëndën e fizikës në klasën e X-të me mësuese Elona Terziu. Kjo orë ishte përsëritje e kapitulli “Ndërveprimet”. Nën drejtimin e mësueses nxënësit rifreskuan njohuritë e marra.
Ora e mësimit u realizua mbi bazë e kompetencave sipas kurrikulës së re. Nxënësi komunikon në mënyrë efektive: jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit.
Nxënësi mendon në mënyrë krijuese: shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi, bën përmbledhjen e së paku dy veprimeve të përdorura, të cilat përcaktojnë drejtimin e mëtejshëm të të nxënit.
Nxënësi mëson për të nxënë: shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna nga ndonjë burim informacioni për të kryer detyrën, ose për të zgjidhur problemat që kërkohen prej tij.
Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive: demonstron shprehi organizative në punët individuale dhe në ekip përmes situatave reale në detyrat e dhëna, duke menaxhuar potencialin individual dhe atë të grupit.
Nxënësit realizuan eksperimente duke shpjeguar forcat vepruese dhe duke konkretizuar kështu njohuritë e marra.
Gjatë kësaj ore ishin të pranishëm mësues dhe prindër të cilët ndoqën me vëmendje mënyrën e zhvillimit të mësimit.
(Albina Hoxhaj)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.