Nxënësit e Shkollës “Shën Jozefi Punëtor”, homazh dhe marshim sensibilizues për aksidentet

Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen ka organizuar një marshim sensibilizues për të parandaluar aksidentet automobilistike dhe për të mbrojtur jetën.

Rruga e Kombit është një ndër rruget më problematike për sa i përket ndodhjes së aksidenteve rrugore me pasoja fatale. 

Ngjarja më e fundit u shënua me 14 janar, në segmentin Rrubik-Rrëshen, ku humbën jetën 4 shtetas kosovarë, mes tyre 2 fëmijë. 

Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen ka organizuar një marshim sensibilizues për të parandaluar aksidentet automobilistike dhe për të mbrojtur jeten. 

Senatorët e klasave nën drejtimin e koordinatores Daniela Marku, drejtorisë së shkollës si edhe të tjerë marshuan paqësisht me mesazhe të përgatitura nga vetë nxënësit. Ata ndaluan pikërisht tek vendi ku u shënua aksidenti më i fundit me pasojë 4 jetë të humbura. 

Pater Giulio u lut për shpirtrat e personave që kanë humbur jeten në këto aksidente si edhe për mbrojtjen e jetës së të gjithë drejtuesve të automjetve apo përdoruesve të tjerë të rrugës së Kombit dhe jo vetëm. 

Me moton “Dashuria Edukon”, moto me të cilen udhëhiqet e gjithë shkolla, nxënësit apeluan që të gjithë ne drejtues automjetesh, pasagjerë apo edhe këmbësorë të edukohemi e ndërgjegjësohemi për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur kështu jeten tonë dhe jeten e të tjerëve.

Lindita Kokaj 

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ministrja Kushi për mësimin online: Kërkojmë solidaritetin e studentëve

Next Article

Si mund të ndihmojmë fëmijët e prekur nga ODD?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427