Nobelisti më i vjetër në histori, John Goodenough, njeriu i shkencës, që dashuron artin dhe letërsinë

Shkencëtari amerikan, si dhe Nobelisti më i vjetër, në historinë njerëzore, rrëfen përmes humorit që e karakterizon, se çdo të thotë të kapërcesh fushat, të zbulosh rreth shkencës dhe të lëvrosh poezinë.

Njeriu i shkencës, që dashuron artin dhe letërsinë, për të njohur dhe për t’u endur midis dy botëve, midis asaj reales dhe asaj irreales, objektives dhe subjektives, konkretes dhe abstraktes, dashurisë për fantastiken dhe pasionin pbër të prekshmen. Ky është John Goodenough! 

John Bannister Goodenough është një shkencëtar amerikan dhe nobelist në kimi. Ai është profesor i inxhinierisë mekanike dhe shkencës në Universitetin e Teksasit në Austin. Goodenough lindi në Jena, Gjermani. Gjatë dhe pas diplomimit në Universitetin e Yale-t, Goodenough shërbeu si një meteorolog amerikan në Luftën e Dytë Botërore. U doktorua për fizikë në Universitetin e Çikagos, më tej për Kimi në universitetin e  Oksfordit.  

Në vitin 2019, atij iu dha çmimi Nobel në Kimi, dhe në moshën 97-vjeçare duke u bë laureati më i vjetër për Nobel në histori. 

Fituesi i çmimit Nobel për Kiminë, John Goodenogh, rrëfen mënyrën sesi ai filloi të shkruante poezi. Përmes humorit dhe batutave që e karakterizojnë, ai rrëfen se e nisi si një dhuratë ndaj të shoqes, si një mënyrë për t’i demostruar asaj gjithë dashurinë dhe përkushtimin. 

Por, për ta bërë këtë duhej të ishtë një lexues i mirë, në mënyrë që të njihte metaforat dhe figurat e tjera letrare. E veçanta e John-it është jeta e kaluar nëpër shkencë, sepse fushat që ka perfeksionuar gjatë gjithë viteve të jetës së tij janë Fizika dhe Kimi, për të cilën edhe u vlerësua me çmimin Nobel. 

Njeriu i shkencës, që dashuron artin  dhe letërsinë, për të njohur dhe për të endur midis dy botëve, midis asaj reales dhe asaj irreales, objektives dhe subjektives, konkretes dhe abstraktes, dashurisë për fantastiken dhe pasionin pbër të prekshmen. Lidhjet e forta mes artit dhe shkencës, si pjesë e një gjeneze dhe nje logjike njerëzore ndërthuren këndshëm tek shkencëtari John Goodenogh. Nuk janë të pakta rastet e shkrimtarëve, që janë edhe shkencëtarë në fushat e shkencave të natyrës, apo e  kundërta. 

Ju prezantojmë me John Goodenogh!

Parajsa Shtini; Titroi Arnold Përlala

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
5 comments
  1. I am really inspired together with your writing abilities and also with the format in your blog. Is this a paid topic or did you customize it your self? Either way stay up the nice quality writing, it’s rare to peer a great blog like this one these days!

  2. 552956 922695Hey. Very good web internet site!! Man .. Excellent .. Wonderful .. Ill bookmark this web internet site and take the feeds alsoI am pleased to locate so significantly helpful info here within the write-up. Thanks for sharing 467010

  3. 146516 171425Youre so cool! I dont suppose Ive learn anything like this before. So nice to locate any person with some authentic thoughts on this topic. realy thank you for starting this up. this internet site is something that is wanted on the internet, someone with slightly bit originality. valuable job for bringing something new to the web! 666151

  4. 399974 310102A thoughtful insight and ideas I will use on my web site. Youve clearly spent some time on this. Congratulations! 883135

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

A mësohet mendimi kritik në shkollë?

Next Article

Profesori i universitetit të Çikagos, Robert Pape: Ja cila është filozofia ime e mësimdhënies

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427