Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Një takim më nxënësit çiklist të Shkodrës

Stafi i Portalit Shkollor ka zbritur në terren për të parë nga afër se si po ecën procesi i digjitalizimit

Stafi i Portalit Shkollor ka zbritur në terren për të parë nga afër se si po ecën procesi i digjitalizimit në klasat e dhjeta, për t’i asistuar mësuesit dhe nxënësit ku ata kanë hasur vështirësi.

Në kuadër të kësaj nisme, ne ishim në Shkodër në shkollën “Jordan Misja”. Sapo hyjmë në oborrin e shkollës shikojmë shumë biçikleta të parkuara. Ky qytet njihet si një ndër qytetet ku përdorimi i biçikletave është kthyer në një traditë të trashëguar në dekada. Nga studimet e deritanishme rezulton biçikleta e parë në kë qytet ka ardhur në vitin 1907 nga konsulli i nderit i Suedisë në Shkodër, që supozohet të jeta edhe biçikleta e parë e hyrë në Shqipëri.

Drejtoresha e shkollës Ardiana Ndreu na informoi se nxënësit të cilët kanë kushtet e domosdoshme në shtëpi i kanë shkarkuar tekstet digjitale dhe mësojnë me to. Ndërsa pjesa tjetër e nxënësve të shkollës punojnë me librin digjital vetëm në shkollë gjatë orës së mësimit.

Mësuesit e kësaj shkolle e kanë përvetësuar këtë risi në arsim dhe shpjegojnë mësimin lehtësisht në klasat digjitale. Mësuesja Jola Shpani na tregon se punon me tekstin digjital në orën e mësimit.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

ALBAS prezanton librin digjital në Maqedoni

Next Article

“Në këtë prag festash jemi këtu për të festuar bashkë me ju”

Related Posts
më shumë

“Shqipëria në një makinë”

“Shqipëria në një makinë” është një nismë e shtëpisë botuese ALBAS, që synon promovimin e turizmit, ndërgjegjësimin për…

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481