Një orë model në lëndën gjeografi fizike, klasa e 10-të

Është një orë model e detajuar ku shpjegohet se si mësuesi mund të arrijë objektivat në orën e mësimit. Ky material do t’iu vijë në ndihmë mësuesve për të planifikuar orët e mësimit në këtë lëndë.

Fusha: proceset natyrore dhe shoqërore

Lënda: Gjeografi fizike  

Shkalla: 5

Klasa: 10

Tematika: Sistemi diellor

Situata e të nxënit: Dielli përbën objektin qiellor më të rëndësishëm për jetën tonë në tokë. Si do të ishte Toka pa diellin? Çfarë temperature do të kishte planeti ynë?

Tema mësimore: Dielli  

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• përshkruan karakteristikat e Diellit;

• analizon strukturën e Diellit;

• shpjegon përbërjen dhe përmasat e Diellit;

• vlerëson rëndësinë e Diellit për planetin tonë.

Fjalë kyç: hidrogjen, helium, njolla të errëta, zonë rrezatimi, zonë konvektive, fotosferë, kromosferë, koronë diellore, prominencat diellore.

Burimet: teksti,skemë e strukturës së diellit, CD

Lidhja me fushate tjera ose me temat ndërkurrikulare: fizikë, TIK, gjuhët dhe komunikimi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Hapi 1.  Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme. Stuhi mendimi.  (5 minuta)

Hapi 2.  Ndërtimi i njohurive të reja. Hartë konceptesh.  (30 minuta)

Hapi 3.  Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Ese e shkurtër.  (10 minuta)

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (metoda) Stuhi mendimi. Shkruaj në tabelë fjalën Dielli dhe pyes nxënësit se çfarë vendi zë Dielli në gjithësi.

Dielli: 

  • Është pjesë e galaktikës
  • Rruga e Qumështit.
  • Është yll i zakonshëm
  • Ekzistonte që prej 4.5 miliardë vjetësh
  • Është qendra e Sistemit tonë Diellor
  • Dritës sëDiellit i duhet 8 minuta kohë për të arritur në Tokë

2. Ndërtimi i njohurive të reja (metoda) hartë konceptesh. Duke përdorur materialin e mëposhtëm dhe tabelën e strukturës së Diellit plotësohet harta e konceptit në lidhje me Diellin.

Dielli   

Shtresat  dhe funksioni i secilës shtresë:

a. Bërthama  temperaturat 15 000 000 gradë celcius. Shtresa ku prodhohet drita dhe nxehtësia.

b. Zona e rrezatimit      

c. Zona e konvektimit

d. Fotosfera

e. Kromosfera

f. Korona

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (metoda). Ese e shkurtër. Në fund të orës, mësuesi u kërkon nxënësve të shkruajnë një ese të shkurtër për 10 minuta me temë: “Si do të ishte Toka pa Diellin?”.

Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për punën individuale dhe atë të bashkëpunimit në grup (për dëgjimin, interpretimin, menaxhimin e emocioneve, bashkëveprimin, ndarjen e përvojës, mendimit dhe analizimin e menaxhimin të informacionit të marrë elektronikisht).

Detyrat dhe puna e pavarur: Mendo në mënyrë kritike.

Bazuar tek informacionet e marra nga interneti. Si ndikojnë njollat e zeza të diellit te moti dhe klima?

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Në shkollën e Teknologjisë dhe Informacionit

Next Article

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë një dite

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427