Publikohet libri “Shkodra edukon kulturë. Ngujon gjakmarrjen”, një libër me poezi të shkruara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Shkodrës.
Është promovuar në sallën e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër libri “Shkodra edukon kulturë. Ngujon gjakmarrjen”. Është një libër me poezi të shkruara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Shkodrës. Shkrimtarja Farida Ramadani ka mbledhur poezitë e nxënësve dhe është kujdesur që këto krijime origjinale të shohin dritën e botimit. Shtëpia Botuese Albas mbështeti idenë e shkrimtares dhe bëri të mundur botimin e këtij vëllimi poetik.

Vargjet e krijuara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare bëjnë thirrje për të ngujuar gjakmarrjen. Nuk janë thjesht vargje, por janë fjalë që burojnë nga zemrat e pafajshme të fëmijëve të cilët janë përballur me gjakmarrjen, kanë dëgjuar apo kanë parë një rast kur një shoku i tyre nuk ka ardhur më në shkollë dhe më pas kanë shkruar disa vargje: “Një lot fëmije në shtëpi ngujue, më detyroi këtë vjershë me e shkrue…”

Në promovimin e librit morën pjesë shumë personalitete nga Shkodra dhe jo vetëm. E pranishme në aktivitet ishte edhe drejtoresha e botimeve Albas, Rita Petro e cila premtoi mbështetje për të gjithë fëmijët që duan të përcjellin mesazhe të forta për të gjithë shoqërinë.

Gjatë aktivitetit u organizua një konkurs poetik ku nxënësit recituan poezi të shkëputura nga libri “Shkodra edukon kulturë. Ngujon gjakmarrjen”. Kështu çmimin e parë e fitoi Nilidon Pepushaj, çmimin e dytë Djana Vatnika dhe çmimin e tretë Jona Jakupi. Interpretimi më i mirë Djana Vatnika. Ndërsa vizatimi më i mirë u realizua nga Lezjana Shkëmbi.

Mesazhi ia arriti qëllimit.Një agjendë e pasur me aktivitete, çmime dhe dhurata në një sallë të tejmbushur nga nxënës, mësues, drejtorë, prindër, shkrimtarë dhe miq nga Kosova. Përpara të pranishmëve diskutuan Rita Petro e cila mundësoi botimin e librit; Skënder Temali, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër; Liljana Luani, misionare në ndihmë të fëmijëve të ngujuar; Fatime Kulli, gazetare; shkrimtarë, Ambasadorë, Federata e Paqes Universale Shqipëri etj.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
154986 988355Right after I initially commented I clicked the -Notify me when new feedback are added- checkbox and now each time a remark is added I get four emails with exactly the same comment. Is there any method you will be able to take away me from that service? Thanks! 141818
31753 805729Its outstanding as your other posts : D, regards for posting . 502051