Albana Toçka, e cila është mësuese e lëndës Gjuhë dhe Letërsi shqipe në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli” në Pogradec, poezinë e ka patur pasion që në moshë të vogël. Ajo po përgatit librin e saj të parë dhe prej tij ajo ka shkëputur një poezi për ta ndarë me të gjithë ne.
Ngashërimi i tokës kundrejt njeriut
Kërkoj respektin që të fala!
Dhe kurrë nuk dite të ma kthesh.
Kërkoj shërimin që të dhurova,
Me duart plot ,kur erdhe në jetë!
Kërkoj mirësinë e dashurinë,
Që porsi prind ta pata dhënë!
Sa herë NËNË më pate thirrur,
Por asnjë qenie s’lëndon një nënë.
Lotët e mi burim i jetës,
I ke helmuar ti tashmë.
Por për hir të së vërtetës,
Helmon dhe veten me këtë gjë.
Unë të fal ajrin që të jetosh,
Por ti e ndot me shpikje ”lojërash”.
Prandaj mëso të respektosh,
Që fëmija yt mos vuajë pasojat!
Unë qaj në heshtje pa u ankuar,
Ndonëse përbrenda kam një fuqi,
Që kur të vijë koha për ta treguar
Nuk ke ku strukesh biri im njeri.
Dhe ja tek jemi tani përballë.
Unë e plagosur,ti zemërvrarë!
Po më kërkon pak dhembshuri?
Nuk di,a je i denjë vallë!
Se thellë në shpirt më ke lënduar.
Fëmijët e mi ti shpesh i ke vrarë.
Ndaj, leri të gëzohen sadopak!
Ndërkohë unë mendohem,
A do të fal…
(Kur njeriu u karantinua për shkak të Covid 19,
kafshët dolën jashtë në rrugë si për të protestuar
dhe kërkuar vendin e tyre
si pronë e përbashkët e nënës Natyrë, duke shëtitur pa frikë nëpër rrugë.)
Nga Albana Toçka
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
884561 893042You completed several excellent points there. I did specific searches on the concern and identified many people go in conjunction with along with your weblog. 293776
782533 901031Yay google is my king helped me to locate this fantastic web site ! . 780612