Nëntori i festave kombëtare dhe vallja më e bukur e interpretuar për këtë vit të vështirë

Grupi i valleve të shkollës së Mesme të Bashkuar “Elmaz Ademi” Kukës ka realizuar vërtetë një interpretim të shkëlqyer për festat e 28 dhe 29 Nëntorit. Emocionet që të fal kjo video na bëjnë mirë në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë të gjithë.

Edhe festat janë ndryshe këtë vit, pasi COVID-19 na ka detyruar të ndryshojmë jo vetëm mënyrën tonë të sjelljeve, por edhe të festimeve!

Varësisht nga kjo, shkolla e Mesme e Bashkuar “Elmaz Ademi”, Kukës ka ditur si të festojë 28-29 Nëntorin e këtij viti. 

Janë për t’u duartrokitur grupi i valltarëve të kësaj shkolle! 

Nën kushtet e protokollit anti COVID, ata kanë zgjedhur ambientin e jashtëm të shkollës por edhe të zonës përreth për të kërcyer aq bukur dhe me emocion këngë shqiptare, si për të na përcjell mesazhe të nënkuptuara mbi ndjenjën e atdhetarisë….

Nën drejtimin e A.Berës, zv/drejtores së shkollës, ata kanë sjellë motivet shqiptare në veshje, në valle por edhe me melodinë e këngës së Pavarësisë që kanë zgjedhur të interpretojnë. 

Anembane ushton Jehona

Diell i ri mbi trojet tona

Rreze t’arta mbi fushat kan ra

mblodha sot në mbretërin’ time

nëpër shekuj ligjërime

gur mbi gur sot u bën kala…

“Tash sa vjet ne festojmë në këtë muaj dhe Ditën e shkollës. Por këtë vit jo si  herët e tjera, po punojmë e festojmë ndryshe në kushtet e protokolit anti COVID. Sot ju përshëndesim me një valle realizuar nga grupi i valleve të shkollës, nën drejtimin  e A.Berës, zv/drejtore e shkollës”, kështu shkruhet në një postim në faqen zyrtare të shkollës së Mesme të Bashkuar “Elmaz Ademi” Kukës . 

Ju ftojmë të shihni dhe të përfshiheni në këtë interpretim kaq të bukur nga të rinj shqiptar!  

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
6 comments
  1. Pingback: read article
  2. 296932 559427Oh my goodness! a fantastic post dude. Thanks Nevertheless My business is experiencing problem with ur rss . Dont know why Not able to sign up for it. Possibly there is any person obtaining identical rss difficulty? Anyone who knows kindly respond. Thnkx 861721

  3. 919916 705739Hey. Really nice web web site!! Man .. Outstanding .. Wonderful .. Ill bookmark this web site and take the feeds alsoI am pleased to locate so considerably helpful details here within the post. Thanks for sharing 586723

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Bullizmi në kohë pandemie, trajnim falas për 100 vetë (2020)

Next Article

Të infektohesh me COVID-19, flet arsimtarja Alma Pire: Mbështetja morale më e rëndësishmja

Related Posts
;