Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

“Në shtet jam më mirë, nuk e vras mendjen, e s’më pengon askush”…

Ky është rrëfimi nga një drejtoreshë kopshti privat në Tiranë. Eda Bano sjellë një këndvështrim tjetër për realitetin se si e mendojnë dhe e përjetojnë profesionin e tyre në sektorin shtetëror disa mësuese. Mesazhet e saj vijmë si reflektim për edukimin e denjë të të vegjëlve.

Vjen një ditë në kopshtin tonë një mësuese që befas e la punën për të filluar në shtet, në shkollë. 

-“Rrini ju këtu, punoni sa t’ju bjerë bretku! Unë ‘pallë ariu’ bëj në shkollën shtetërore që kam filluar! Punë hiç fare! Rehat! Shkoj në 8 e kthehem në 1; dhe për më tepër, edhe ndonjë orë pushimi në mes dhe pijë kafe me shoqet!”. 

Mori rrogën e prapambetur dhe u largua me buzëqeshje triumfueseje, duke dashur enkas të krijonte zili te koleget e veta që punojnë në privat, dhe pasi e dëgjova,më la një shije të hidhur. Të hidhur, pse? 

A e kupton ajo apo të tjerët rëndësinë e fjalës “mësuese”? 

Një rast tjetër, kisha një mësuese të re (në moshë dhe profesion) në zyrë: –“Pse nuk rri mësuese tek institucioni im privat?”- e pyeta. 

-“Mezi pres të më dalë emri në portal që të filloj në shtet,”– tha. 

-“ Ç’ka shteti më shumë se privati?”- vazhdova unë. 

-“ Ç’ka shteti?”- dhe me pa me qesëndi nga kolltuku ku ishte ulur këmbë përmbi këmbë. “Shteti ka atë që aty bën “pallë!”.

(mosss, e dëgjova këtë dy herë rresht në një hark kohor shumë të shkurtër). 

-“Në shtet rroga-rrogë, pushimi-pushim, kafja-kafe, orari shkurt, sepse maksimumi në orën 2 je në shtëpi, dhe pse ta lodhësh veten? Unë kam babin që ka një jetë që bën këtë punë dhe ka qenë rehat tek Zoti!”.

-“Po mirë-, i thashë,- a e kupton që po flasim për edukimin e brezit të ri? Që ata janë e ardhmja në kuptimin më të parë të fjalës? Si mund të ndihesh rehat se po shkon në kafe e po ikën shpejt në shtëpi ndërkohë që je mësues? Si quhesh i realizuar? Po si mundet të mendosh kësisoj? Je edhe kaq e re! 

Dhe pastaj thonë që rrogat e mësuesve në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon! Por ama mos ta harrojmë edhe kontributi i (shumicës së tyre) është në raport me rrogën që marrin, ndoshta më e lartë. 

Ëndrra ime në sirtar? Të rregullohet njëherë e mirë ky sistem i rrënuar i edukimit në Shqipëri! 

Edhe i atij privat. Sepse, (flas për institucionin ku unë punoj), vërtetë punohet shumë, shumë…në krahasim me atë ç’ka marrim! 

Nga Eda Bano

© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?

Next Article

Plan projekt ndërlëndor për klasën e parë: Ushqimi dhe shëndeti

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481