Mozaikët e lashtë të Durrësit do të riprodhohen nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka” janë duke punuar prej muajsh për të riprodhuar mozaikët e lashtë të Durrësit, të cilët do t’i prezantohen së shpejti publikut në sheshin kryesor të qytetit.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka” janë duke punuar prej muajsh për të riprodhuar mozaikët e lashtë të Durrësit, të cilët do t’i prezantohen së shpejti publikut në sheshin kryesor të qytetit.

Të udhëhequr nga mësuesi i lëndës së arteve, Altin Shuaipi, ata mësuan teknika të ndryshme mozaiku duke përdorur materiale të riciklueshme.

Kjo nismë është pjesë e projektit ‘Zhvillimi i Trashëgimisë së Durrësit me Bazë Kulturën Krijuese’, i zbatuar nga shoqata “Udhëtim i lirë (Liiberi di viagiare)”, i mbështetur nga Skema e Granteve të #EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim në rrjete sociale nga faqja zyrtare e projektit EU4Culture Albania.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Talenti, pasioni apo nevojat e tregut të punës? Si të zgjedhim profesionin e duhur për një karrierë të suksesshme në të ardhmen?

Next Article

Moti i acartë në vend, Kushi: Bashkive i është kërkuar marrja e masave për sigurimin e ngrohjes në shkolla

Related Posts
;