Motivimi nënkupton sistemin e nxitjeve, shtytjeve apo cytjeve të aktiviteteve intelektuale, emocionale, sociale e motorike
Ai është faktor kryesor i mësimdhënies dhe nxitës, i cili e shton aktivitetin e nxënësve, interesimin dhe vullnetin e tyre. Andaj, jo rrallë thuhet se mësimdhënësi i mirë i tërheq nxënësit sikur magneti thërrmijat e atomit. Qëllimi i mësimdhënies është të identifikojë shkallën e motivimit për lexim te nxënësit, të gjejë faktorët që i nxisin ata për të lexuar dhe t’i shohë rastet kur ata arrijnë të përjetojnë veprën letrare.
Bota e teknologjisë me kompjuter, tableta e celularë inteligjentë ka bërë që leximi i librit të kalojë në plan të dytë. Ky problem global është më i përhapur te fëmijët. Duke marrë parasysh këtë fakt mësuesi duhet të jetë model, i cili lufton këtë problem global dhe arrin të ndezë shkëndija për t’i motivuar ata duke u bërë model leximi.
Prindërit mund të ushqejnë te fëmijët dashurinë për librat duke u lexuar që kur janë foshnje. Fëmijët, të cilët krijojnë zakonin e të lexuarit jo vetëm që bëhen lexues më të mirë, por gjithashtu arrijnë rezultate më të larta.
Megjithëse motivimi është i vogël, janë disa mënyra interesante të nxitjes së nxënësve për të lexuar. Motivimi i nxënësve për lexim, duhet të ushtrohet derisa nxënësit të kenë formuar shprehitë për lexim aktiv krijues, derisa të shfaqin interesime, motive të brendshme, shpirtërore, për posedimin dhe për leximin e librave të rinj. Kjo do të arrihet kur arsimtari iu prezanton nxënësve të tyre, kur lexon para nxënësve fragmente, që do të zgjonin kureshtjen dhe interesimet e tyre për ta blerë dhe lexuar librin e ri, kur bashkërisht me nxënësit viziton libraritë dhe panairet, kur i njeh nxënësit me pamjen e librit dhe të autorit të tij, kur respekton dëshirën e tyre që libri të jetë me ilustrime pasi ashtu mbajnë mend më gjatë. Përveç mësuesve edhe prindërit mund t’i motivojnë fëmijët e tyre për të lexuar, duke lexuar bashkë me fëmijët duke imituar personazhet, duke i ofruar atyre një vend me shumëllojshmëri materialesh leximi: libra, revista, gazeta, atlase, broshura udhëtimi, fjalorë enciklopedikë.
“Asnjë njeri nuk mund të kuptojë një libër të thellë përderisa nuk ka parë dhe jetuar së paku pjesë nga përmbajtja”, thotë Ezra Pount. Leximi i librit që në fillim duhet të sjellë risi dhe me to të joshe nxënësin të vazhdojë të thellohet në njohjen e ngjarjes, të motivit kryesor, të tipareve të personalitetit të personazheve, të krijojë përfytyrim për pamjen e tyre.
Parimi i motivimit të nxënësit për lexim kërkon informim dhe përcaktimin e objektivave të qarta dhe të realizueshme lidhur me veprën, të cilën do ta lexojë. Nxënësi duhet të jetë i vetëdijshëm se realizimi i objektivave të parashtruara do t’i ndihmojnë të kuptojë, përjetojë dhe interpretojë të mirat sociologjike, psikologjike dhe morale që ofron vepra; do t’i ndihmojnë të kuptojë botën e tij emotive, të zhvillojë aftësitë mendore, të formojë kulturën aktive gjuhësore edhe në formë të komunikimit me gojë dhe me shkrim. Leximi sistematik dhe i vetëdijshëm mundëson inkuadrimin e suksesshëm ne rrjedhat e civilizimit njerëzor.
(Alberita Shala, studente e nivelet Master pranë Fakultetit të Edukimit në Prishtinë. Dega: Mësimdhënie e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
The flavor options for these CBD gummies and https://www.nothingbuthemp.net/collections/mushroom-drinks are impressive. Each wedge tastes logical degree than immoderately phoney, and the texture is pleasantly chewy. The jug seals tensely, which keeps them fresh and easy as can be to cumulate instead of longer periods.