Për 7 mars, me buqetë me lule në duar, Ministrja e re e Kulturës, Elva Margariti ka vizituar mësuesen Sonja Vila, sot në pension, e cila e befasuar nga takimi, e vlerësoi këtë vizitë të papritur
“Jam e sigurt në aftësitë dhe rolin që po luan rinia e sotme në zhvillimet e vendit. Një brez i shkëlqyer i dijes dhe arsimit, që jam e bindur se do të ngre lart emrin e Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit. Ju uroj suksese në detyrën si ministre për të realizuar të gjitha angazhimet e institucionit që drejtoni”, u shpreh mësuese Vila pas surprizës që iu bë.
Ndërkaq ministrja Margariti duke e falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për mësuesen e saj të gjimnazit, shkroi në rrjetin social facebook:
Sot në ditën e 7 marsit u ktheva pas në vite, në orët e veçanta të letërsisë, ku zysh Sonja Vila mbetet mësuesja frymëzuese e ëndrrave të mia të gjimnazit.
E dashur zysh Sonja. Në këtë ditë të veçantë JU falenderoj publikisht që më mësuat përmes debateve në orën tuaj angazhimin si qytetare e shoqërisë shqiptare dhe përgjegjësinë për çdo hap të hedhur. Ju falenderoj që zbuluat më të mirën tek çdo gjimnazist i brezit tim dhe na forcuat dëshirën dhe pasionin për ti shërbyer vendit dhe për të ndjekur ëndrrat që bëhen realitet me punë e përpjekje.
Me mirënjohje për vlerat që më keni përcjellë gjatë viteve kur keni qenë mësuesja ime.
Jetë gjatë dhe punë të mbarë në angazhimet tuaja që nuk ‘ndalojnë’ me pensionin!”



© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
388060 442072Does your internet site have a contact page? Im having trouble locating it but, Id like to send you an email. Ive got some suggestions for your blog you may be interested in hearing. Either way, wonderful weblog and I look forward to seeing it develop over time. 593679
614200 867247 An intriguing discussion is worth comment. I believe which you really should write a lot more on this topic, it may well not be a taboo subject but typically folks are not enough to speak on such topics. To the next. Cheers 984715
763394 763032Aw, this was a actually good post. In concept I wish to put in writing like this additionally – taking time and actual effort to make an outstanding article nevertheless what can I say I procrastinate alot and not at all appear to get something done. 11048
995825 631432I like what you guys are up too. Such smart work and reporting! Carry on the superb works guys Ive incorporated you guys to my blogroll. I think it will improve the value of my web site 629420