Ministrja Kushi: Pushimet dimërore këtë vit do të jenë më të gjata (2020)

Nga Elbasani, ministrja Kushi nuk deklaroi data dhe as se sa do të zgjasin konkretisht pushimet dimërore të nxënësve për shkak të pandemisë, por paralajmëroi se këto pushime këtë vit do të jenë më të gjata.

Pushimet dimërore për nxënësit dhe mësuesit këtë vit do të jenë më të gjata. Vendimin e ka konfirmuar ministrja e arsimit, Evis Kushi.

Për shkak të përkeqësimit të situatës nga pandemia dhe vatrave të krijuara edhe në institucionet arsimore, zgjatja e pushimeve dimërore është një nga masat që pritet të aplikohet për të frenuar përhapjen e virusit.

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi online, por edhe konsiderohen si jotransmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij 3-mujori dhe kërkoj përkushtim të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën”, u shpreh Kushi.

Nga Elbasani, ministrja Kushi nuk deklaroi data dhe as se sa do të zgjasin pushimet dimërore të nxënësve për shkak të pandemisë.

Vendimin do ta marrë Komiteti Teknik i Shëndetësisë, të cilët kanë diskutuar më herët për këtë çështje. Ndërsa, në mes të kësaj javës pritet komunikimi i ekspertëve për të publikuar datat e mbylljes së shkollave dhe masave të tjera kufizuese.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shfaqja më e bukur në sytë e Charlie Chaplin

Next Article

Përse një fëmijë bie viktimë e bullizmit?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427