Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë: “Tregoni kujdes të veçantë, shkollat rrezikojnë të mbyllen” (2020)

MASH e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj të facebook, bën thirrje për kujdes të veçantë, pasi në të kundër nëse situata pandemike përkeqësohet do të merret vendimi për mbylljen e shkollave.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj të facebook  u ka bërë thirrje të gjithë personave përgjegjës përfshirë këtu prindër, mësues, dhe kujdestarët ligjorë që të tregojnë kujdes të veçantë në shkollë, oborrin e shkollës në mënyrë që të gjithë të japin kontributin për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Kjo thirrje vjen si nevojë për kujdes të veçantë, pasi në të kundër bazuar në ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, shkollat rrezikojnë të mbyllen nëse situata pandemike përkeqësohet.

Gjithashtu një tjetër thirrje që MASH, ka kërkuar vjen dhe për Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie.

Është kërkuar gjithashtu për taks forcat e shkollave të kujdesen për zbatimin e të gjithave masave, të vlerësojnë edhe situatën për shkollat që hasin vështirësi në organizim, dhe nëse shihet e nevojshme ato të kalojnë në mësim online.

Marina Kërçeli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Arlinda Çausholli: Për mësuesit, për ne

Next Article

Fakte argëtuese për shkollat dhe arsimin në SHBA

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481