Metoda e lehtë për të mësuar tabelën e shumëzimit

Mësuesja e fillores nga Gjakova, Rezarta Dushi, ka krijuar një mënyrë tepër të lehtë për t’i mësuar nxënësve të saj tabelën e shumëzimit. Bashkëveprimi mes tyre e ka kthyer orën e matematikës në orë të preferuar

Nëse për shumë fëmijë të mësuarit e tabelës së shumëzimit është diçka e vështirë, për nxënësit e klasës së katër dhe të pestë të shkollës At Gjergj Fishta në Gjakovë, ky proces bëhet fare i lehtë. Mësuesja e tyreka menduar një mënyrë tepër zbavitëse që ata të memorizojnë shifrat

Mësuesja e fillores nga Gjakova, Rezarta Dushi, ka krijuar një mënyrë tepër të lehtë për t’i mësuar nxënësve të saj tabelën e shumëzimit. Të vegjëlit e klasave të katërta dhe të pesta tashmë i mësojnë shifrat e dala prej kësaj tabele duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin. 

Mënyra që mësuesja ka zgjedhur është mjaft e thjeshtë. Në disa kartona me prerje të vogël ajo ka shkruar numrin 1 duke e shumëzuar me të gjithë numrat e tjerë nga 1 në 9. Po kështu ka vepruar edhe me numrin 2, 3 e me rradhë. Ndërkohë nxënësit formojnë “Pazëllin” duke vendosur rezultatin për çdo shumëzim të tyre. Për më tepër “loja” e tabelës së shumëzimit tregohet edhe në fotot bashkëngjitur. 

Kështu nxënësit jo vetëm mësojnë por edhe argëtohen me njëri-tjetrin në orën e matematikës. Raste të tilla le të shërbejnë si frymëzim edhe për mësues të tjerë në mënyrë që orët mësimore për nxënësit të bëhen sa më aktive dhe të dëshiruara.

Nanila Allkja Bicaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
7 comments
  1. 343975 176837informatii interesante si utile postate pe blogul dumneavoastra. dar ca si o paranteza , ce parere aveti de inchirierea apartamente vacanta ?. 604521

  2. Pingback: visit our website
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

BSH-ja korrigjon gabimet në kartëmonedhat tona. Ja kartëmonedhat e reja

Next Article

Kopshtet, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për përfshirjen e fëmijëve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427