Mësuesi, një nxënës përjetësisht aktiv

Dritat e teatrit të jetës në një moment do të fiken për të gjithë. Ajo që ka rëndësi është që drita brenda çdo njeriu të ndizet përmes njohurive, të mbahet e ndezur dhe e shndritshme dhe kjo mund të arrihet vetëm kur të kuptojmë se një mësues është një nxënës përjetësisht aktiv.

Lind në një botë të panjohur dhe nga ora zero ftohesh të mësosh të funksionosh dhe t’u përgjigjesh saktë stimujve. Me kalimin e kohës, koha juaj për të mësuar pakësohet. Të rriturit u thonë të vegjëlve “do të rritesh dhe do të mësosh”, por kur të rritesh të thonë “tani je rritur, çfarë ke mësuar, e ke mësuar.” Por mësimi nuk mbaron kurrë dhe mësuesi është një nxënës përjetësisht aktiv. Të gjithë mësues dhe të gjithë nxënës.

Ka shumë lloje nxënësish dhe shumë lloje mësuesish, duke qenë se të dy rolet janë të dyanshme, komunikimi i informacionit nga mësuesi ngre pyetje për nxënësin dhe këto pyetje e aktivizojnë mësuesin për të vazhduar më tej mendimin e tij. Mësuesi duhet ta lërë mënjanë egon e tij dhe të kuptojë se dija nuk ka kufi dhe se nëpërmjet pyetjeve të nxënësit bëhet nxënës i vetvetes.

Mësuesi është një nxënës aktiv i përjetshëm dhe jeta një shfaqje me spektatorë, protagonistë, role të parë, të dytë, dublantë, prapaskena, muzikë, kërcim, shprehje, emocione, klithma, heshtje. Dritat ndizen, perdet ngrihen lart, perdet ulen, dritat fiken. 

Jeta është një përpjekje e vazhdueshme për të zbuluar, për të mësuar “pse” të e saj përmes roleve që ftoheni të merrni. Të ashpërit, absolutit, të dorëzuarit, të mjerit, të shqetësuarit, dëshpëruarit, të fortit, të ndjeshmit, humanistit, optimistit, narcistit, zotëruesit, të nënshtruarit, të lumturit, nxçnësit, mësuesit dhe përderisa ekzistojnë ndjesitë dhe ndjenjat, përmes tyre njeriu do të përpiqet të përkufizojë veten në jetë, duke e zbuluar atë.

Kemi lindur me cilësi dhe tekstura që janë të ndryshme për të gjithë. Disa prej nesh ndiejnë nevojën të kërkojnë që të afrohen, të kuptohen, por disa prej nesh luftojnë për të komunikuar në distancë, duke qenë të largët kërkojmë “pse”-në e jetës dhe e gjithë kjo është një mësim i pafund në shtigjet e saj. Kërkojmë mësues që i përshtaten këtyre cilësive dhe ndonjëherë shmangim përballjen me demonët tanë, duke refuzuar ata mësues që nuk na përkëdhelin veshët, duke shmangur kështu njohjen e vetvetes.

Një mësues nuk është vetëm njeriu pas një karrigeje në një sallë. Mbajini sytë dhe veshët hapur, shqisat tuaja vigjilente ndaj kalimtarëve dhe bashkudhëtarëve të jetës. Çdo person gjendet në jetën tuaj për t’ju mësuar, dhe po ashtu edhe ju në jetën e tyre. Jemi të gjithë mësues dhe gjithashtu nxënës dhe nëse nuk pranoni që roli është i dyanshëm, gjithçka që do të arrini është të grumbulloni njohuri në mendjen tuaj vetëm përmes librave, duke kënaqur Egon tuaj, duke e lënë shpirtin tuaj bosh dhe të vetëm. Edhe bashkëjetesa me njerëz që nuk ju përshtaten është një nga mësimet më të rëndësishme në jetën tuaj. Njeriu pa shpirt, dielli pa dritë, mësimi pa transmetim.

Duke mësuar dhe vënë në praktikë mësimet e mësuesit, e vlerësoni atë. Një element i domosdoshëm tek mësuesi është durimi. Nxënësit i duhet kohë për të perceptuar njohuritë e ofruara nga mësuesi, duhet të kultivojë aftësitë e duhura në mënyrë që njohuritë të konsolidohen, të ndryshojnë nivelin, nxënësi të kalojë në fazat e ardhshme të të nxënit. Injoranca çon në zhgënjim, në refuzimin e mësuesit nga nxënësi, pasi njeriu që nuk di nuk mund të kuptojë se çfarë të vlerësojë.

Mësuesi ka përgjegjësi të madhe të kuptojë se sa larg mund të durojë të shkojë çdo nxënës, si të zgjidhë mendimet e tij dhe ky është gjithashtu mësimi i tij personal. Nëse ai vetë nuk arrin të avancojë të menduarit e tij, kurrë nuk do të arrijë të avancojë atë të nxënësit të tij.  Nëse nuk bëheni mësues i vetes suaj, nuk mund t’ia kaloni njohuritë personit që do t’i kërkojë, prandaj mësuesi është një nxënës aktiv i përjetshëm.

Nxënësi i afrohet një mësuesi për t’i mësuar dije dhe është zgjedhja e tij nëse dëshiron të bëhet profesionist në të apo të mbetet amator. Testohet dhe testohet. Jo të gjitha shfaqjet e jetës janë që të jemi protagonistë dhe profesionistë, secili rol i shërben qëllimit të tij. Nëse një shfaqje zhvillohet vetëm për t’i bërë disa njerëz të ndihen si profesionistë, kjo është sigurisht katastrofike, pasi ata kanë lindur amatorë me dëshirë.

Mësuesi thirret në detyrën e tij të vështirë, të zgjedhë kush ka virtytet, cilësitë dhe aftësitë për të avancuar, për të zotëruar njohuritë specifike, për t’u bërë profesionistë. Duhet ta mbrojë nxënësin me shpjegime të të gjithë materialit për fushën specifike të dijes, në mënyrë që nxënësi të marrë plotësisht pjesën e tij të përgjegjësive dhe në masën e duhur. Profesionistët për të vazhduar si profesionistë dhe amatorët si amatorë, këto role nuk ndryshojnë kur nuk ka synim për të ndryshuar.

Gabimet bëhen edhe nga mësuesi edhe nga nxënësi. Gabimet gjithmonë na shkundin, por edhe na ndryshojnë, por mbi të gjitha na ripozicionojnë në “qendrën” tonë, pikërisht aty ku përkasim. Ky është mësimi më i rëndësishëm që një mësues mund t’u ofrojë nxënësve të tij dhe të mos e harrojë vetë atë, të mos shpërqendrohet, shkërmoqet por të mbledhë dhe bashkojë forcat e tij – dijen, kështu fiton forcë.

Dritat e teatrit të jetës në një moment do të fiken për të gjithë, profesionistë dhe amatorë, mësues dhe nxënës. Ajo që ka rëndësi është që drita brenda çdo njeriu të ndizet përmes njohurive, por gjëja më e vështirë nga të gjitha është ta mbash të ndezur dhe të shndritshme dhe kjo mund të arrihet vetëm kur të kuptojmë se një mësues është një nxënës përjetësisht aktiv.

Përshtati Shpendi Shakaj 

© Portali Shkollor-Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Konkluzionet e “Kongresit për Arsimin”/ Ministrja Kushi: Nevojë emergjente për të ruajtur gjuhën shqipe

Next Article

Fëmijët janë imitues të mëdhenj, ndaj jepuni atyre një shembull të mirë për të imituar

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427