Mësuese Miranda zhvilloi një orë mësimi të hapur në TIK

Në shkollën 9-vjeçare “26 Nëntori” Tiranë, në klasën e 7-A me mësuese Miranda Rulin, u zhvillua një orë mësimi e hapur në lëndën e TIK, ku mori pjesë dhe ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito.

Tashmë kurrikula e re ka mundësuar që kjo lëndë të zhvillohet që në klasën e gjashtë. Kjo është shumë e domosdoshme për fëmijët të cilët janë përdorues të internetit që në moshë të hershme. Nxënësit gjenden përpara një game të gjerë informacioni që jo gjithmonë është i dobishëm dhe është e rëndësishme që interneti të shfrytëzohet efektivisht tek nxënësit. Pra, nxënësit duhet të informohen se çfarë është e rëndësishme për ta dhe se si duhet përdorur interneti. Për këtë qëllim edhe kurrikula e re ka parashikuar disa tema të dedikuara sigurisë në internet.

Harito prezantoi para nxënësve fushatën sensibilizuese të Agjensisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike -ALCRIT të quajtur “CyberSafeZOnë”. Në vijim të kësaj fushate do të zhvillohen në të ardhmen trajnime që do të kenë në fokus fëmijët dhe mekanizmat “Parental Control” për prindërit.

(Drita Kolndreu)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Cërriku krijon ekipin e Handbollit

Next Article

Mësuesit më të mirë të të gjitha kohërave

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427