Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Mësuese Enriketa për librin digjital: Jam mrekulluar!

“Jam mrekulluar dhe çdo koment do të kishte mangësi në përshkrimin e asaj qëpërjetova në prezantimin e librit digjital”, kështu shprehet mësuese Enriketa Zeqo pas përfundimit të trajnimit në ambientet e Albas.

Mësuesja e historisë dhe gjeografisë në shkollën “Thimi Tani” ka udhëtuar nga Berati për të ndjekur nga afër prezantimin e librit digjital, mënyrën se si funksionon ai, si dhe një orë model e përgatitur duke përdorur librin digjital.

Menjëherë pas trajnimit mësuese Enriketa ka filluar të punojë me tekstet digjitale në klasë dhe thotë se: “Teknologjia e sjellë nëpërmjet librit digjital është një hap shumë pozitiv. Unë vetë kam filluar ta aplikoj dhe po shijoj frytet e kësaj eksperience.”

Mësuese Enriketa ka filluar punë me datë 02.09.1981 dhe e ka pritur me shumë gëzim emërimin. “Kam fluturuar kur kam marrë emërimin, ndonëse bëja 3 orë rrugë në këmbë. Por, pas ardhjes së demokracisë, puna ka qenë më stresuese për dy arsye: politizimi i arsimit dhe mungesa e profesionalizmit.”

Vitet kanë kaluar, e bashkë me vitet nëpër duart e saj kanë kaluar shumë breza nxënësish, por ajo vijon të japë mësim me shumë pasion dhe dëshirë si në ditën e saj të parë të punës. Madje, mësuesia për të nuk është profesion. “Profesionin e quaj mision. Ky profesion edhe për shkak të viteve më ka bërë një person publik.”

Koha,tek mësuese Enriketa, ka ndryshuar thellësinë e mendimit si dhe rritjen profesionale.

Ajo bën pjesë tek ata mësues që nuk lodhen asnjëherë, nuk tremben nga risitë, por i përvetësojnë ato dhe kërkojnë çdo ditë e më shumë, fillimisht nga vetja e më pas nga nxënësit e saj.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ese: Dymbëdhjetë shtigje në ese

Next Article

Libri digjital, trajnimet nga Albas

Related Posts
më shumë

Albas vijon trajnimet

Të nderuar drejtorë dhe mësues të shkollave të arsimit parauniversitar publik dhe privat, Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj…

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481