Një poezi si ajo e “Himni i Flamurit”, ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta recitojmë, këndojmë por edhe ta lexojmë, vjen këtë herë në një version të ri , kushtuar shkollës në kohë pandemie, përshtatur nga mësuesja Etleva Qorri.
Me rifillimin e shkollës, në këto kushte të pazakonshme në të cilat ndodhemi , vështirësitë janë të shumta. Ata që do të kalojnë më së shumti sfidën në arsim janë mësuesit, ku do u duhet të përballen me lloj-lloj sfidash. Me poezinë e mëposhtme, Etleva Qorri, mësuese filloreje ka zgjedhur që në një formë satire, poezinë “Himni i Flamurit”, ta transformojë në një himn kushtuar rifillimit të shkollës në kohë pandemie. Kjo është poezia.
Rreth shkollës të përbashkuar
Me një dëshirë e një qëllim,
Të gjith’ atje duke shkuar
Të lidhim maskën për shpëtim.
Prej shkolle veç ai largohet
Që është pa maskë e pa alkool,
Kush është mësues nuk friksohet,
Por mban maskën si një kaqol!
Në dorë dizifektuesit do t’i mbajmë,
Të mbrojmë shëndetin në çdo kënd,
Maskat tona ne s’i ndajmë;
Për vete i kemi, plasni në vend.
Se Billi vetë e tha me gojë
Që do t’ju shuaj përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O maskë, maskë, shenj’ e shenjtë
Tek ti betohem këtu
Se nuk do të heq asnji sekondë,
Për nder’ edhe lavdimin e tu.
Mësues trim quhet dhe nderohet
Ai që, maskën se heq kurrë
Edhe po j’u bllokua fryma,
Ai e mban si matuf.
Përjetë ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një kaqol,
Që gjithë jetën u poshtërua
Dhe nuk diti asnji fjalë me fol
Etleva Qorri
N. Allkja Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
111634 649301Excellent post. I was checking constantly this blog and Im impressed! Quite useful information specially the last part I care for such details significantly. I was seeking this particular details for a long time. Thank you and very best of luck. 965843
939914 497629Thanks for the post, was an interesting read. Curious as to how you came about that solution 811821
968328 146642Extremely good post. I just stumbled upon your weblog and wanted to say that Ive truly enjoyed surfing around your weblog posts. Right after all I will probably be subscribing to your feed and I hope you write again really soon! 894632