Mësimi tërëditor, trajtë e re jo korresponduese me praktikën kosovare

Mësimi Tërditor në shkollat e vendeve të zhvilluara nisi me arsyen kryesore: “Rritjen e Punësimit të Grave”, ndërsa në Kosovë do të nis me arsyen primare: “Rënien e Numrit të Nxënësve”.

Nisur nga ajo që ekzistojnë trajta të ndryshme të të mësuarit, varësisht se si organizohen oraret shkollore, marrë parasysh numrin, moshën dhe vendndodhjen e shkollave, shkollat me kohë të zgjatur janë sistem i ri modern për vendet shqiptare, ndërsa të aplikuara dhe të njohura shumë më parë nga vendet e huaja të zhvilluara, jo vetëm në shkollat publike, por dhe në ato private poashtu. Shkaku kryesor i aplikimit të këtij sistemi për te shtetet e tjera merrej për bazë punësimi i grave në numër më të madh dhe rritja e popullatës aktive për procesin e punës. Pjesëmarrja e të dy prindërve në prodhim dhe në jetën shoqërore zvogëlonte në masë të dukshme mundësinë e kujdesit dhe të ndikimit të prindërve në edukimin e fëmijëve, në kohën kur ata gjenden jashtë shkollës. 

Mirëpo se si qëndron gjendja reale në shumicën e shkollave publike në Kosovë, kur ende vazhdojmë të punojmë me mjete didaktike të cilat shpesh vijnë nga donacionet e ndryshme të individëve dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Sot gjejmë shkolla që ende kushtet më elementare bazike infrastrukturore nuk i posedojnë.

Në anën tjetër aspekti i teksteve mësimore po aq sa qëndron larg rrjedhojave normale të përdorimit të tyre, po aq sa dhe kapin tema që nuk i përkasin nivelit e moshës së nxënësve, pavarsisht klasëve që mund të jenë, por dhe që nuk korrespondojnë me kapacitetin e të nxënit të nxënësve, shpesh dhe nga ato përmbajtje hasin “huti” dhe vetë mësimdhënësit. 

Rrjedhimisht statistikat e ndryshme nxjerrur nga vendoret dhe ndërkombëtaret flasin se efikasiteti i shkollës sonë fillore është i dobët, me gjithë zgjerimin kuantitativ. Me kohë të zgjatur, apo mësim tërditor  do të përfshihen nxënësit e të gjitha klasëve, ndërsa ku mungojnë kuadrot adekuate, respektivisht pedagogët dhe psikologët për ato shkolla, niveli dhe vijimi i duhur në këto shkolla nuk do të jetë i kënaqshëm, duke e ditur se në shumë shkolla punojnë njerëz jo adekuat, të profileve të ndryshme të cilët janë larg fushës për çka mund të thirren mësimdhënës, e që shpesh herë janë të pa faj, meqë “Papunësia” e bën të veten dhe secili pretendon të jetë i punësuar dikund, në mos në profilin e vet përkatës. 

Megjithatë ajo çka mund të themi është kjo:

Mësimi Tërditor në shkollat e vendeve të zhvilluara nisi me arsyen kryesore: “Rritjen e Punësimit të Grave”, ndërsa në Kosovë do të nis me arsyen primare: “Rënien e Numrit të Nxënësve”. Te vendet e zhvilluara kjo trajtë mësimi ka sjell dobi për vendet, ndërsa te ne do të jetë edhe një “EKSPERIMENT” tjetër i radhës, larg korrespondencave me realitetin!

PhD.Can. Besjana Rexhepi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
2 comments
  1. 949012 6841I enjoy what you guys are generally up too. This kind of clever work and reporting! Keep up the extremely very good works guys Ive added you guys to blogroll. 237140

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Umberto Galimberti: Për edukim të vërtetë duhen klasa me 12-15 nxënës

Next Article

Virtytet dhe vetitë që unë vlerësoj më tepër tek një njeri

Related Posts
;