Të mësuarit e bazuar në projekt është nje model i veprimtarisë mësimore, i cili zhvendoset nga praktikat e mësimdhënies brenda klasës e të përqëndruara te mësuesi, në veprimtari të të nxënit, me në qëndër nxënësin. Këto veprimtari janë afatgjata, ndërdisiplinore dhe të integruara me problemet dhe praktikat e botës reale. Arsimi nuk është përgatitje për jetën. Arsimi është vetë jeta.
Konceptet:
Kërkimi tradicional kërkon zgjidhje të problemeve të nivelit jo të zakonshëm duke:
⦁ Pyetur dhe informuar çështjet në kërkim.
⦁ Debatuar rreth ideve të ndryshme.
⦁ Bërë parashikime.
⦁ Plane dhe eksperimente.
⦁ Grumbulluar dhe analizuar të dhëna.
⦁ Skicuar përfundime.
⦁ Duke kombinuar idetë dhe gjetjet e tyre pjesëtarëve të tjerë.
⦁ Shtuar çështje të reja për hulumtim.
⦁ Krijuar një produkt të vetin.
Çdo nxënës ka dosjen e projektit, e cila përmban:
⦁ Planin e projektit.
⦁ Planet vetjake të nxënësve.
⦁ Shënimet gjatë takimeve të grupit.
⦁ Një listë të burimeve të informacionit.
⦁ Raportin përfundimtar.
⦁ Të tjera që nxënësit dëshirojnë, si fotografi, episode interesante gjatë punës etj. Përveç raportit, nxënëxit dorëzojnë edhe produktin e projektit.
Detyrat e mësuesit:
⦁ Të planifikojë dhe të realizojë orët mësimore të projektit.
⦁ Të orientojë nxënësit në menaxhimin e projektit.
⦁ Të vlerësojë nxënësit.
Formati i planifikimit metodik të projektit.
Mësuesi ose grupi i mësuesve të një projekti e përshkruajnë planifikimin metodik të projektit pak a shumë sipas një formati ku janë të domosdoshme këto rubrika.
Titulli i projektit.
Titulli i projektit duhet të jetë sa më i shkurtër. Të ketë lidhje me pyetjen kërkimore dhe produktin e projektit.
Lënda: _____________ Fusha: ____________________
Shkruhet lënda dhe fusha . Shkruhet lënda kryesore që përfshin më shumë veprimtari për realizimin e produktit të projektit.
Lëndët e tjera
Shkruhen lëndët e tjera që integrohen në projekt dhe që ndihmojnë në realizimin e produktit të projektit.
Mësuesi (t)
Shkuhet emri i mësuesit/ve udhëheqës që përfshihen në projekt sipas lëndëve.
Kohëzgjatja e projektit
Shkruhet sasia e orëve për çdo lëndë që realizohet projekti .
Klasa
Shkruhet klasa e nxënësve në të cilën zhvillohet projekti .
Ideja e projektit
Shkruhet dëshira dhe ideja e nxënësve për të realizuar këtë projekt , si dhe produkti që do të raelizohet.
Ngjarjet hyrëse që frymëzojnë projektin.
Shkruhet shkurt ngjarja (ngjarjet) që i frymëzon nxënësit të ndërrmarin këtë projekt. Kontributi në kompetencat kyçe.
Shënohet ndihma e këtij projekti dhe të gjitha rezultatet e të nxënit të kompetencave kyç.
Kontributi në rezulatet e fushës për shkallën (0,1,2,3,4,5)
Shënohet ndihma në rezultatet e fushës , ku këto rezultate janë të përcaktuara në programin lëndor të fushës përkatëse të secilës shkallë ,shkruhen rezultatet e te nxënit.
Metodat
Shkruhen metodat individuale në grup dhe për të gjithë klasën.
Burimet e nevojshme
Shkruhet të gjitha burimet , njerëzit e përfshirë , objektet, mjetet, materialet dhe burimet e komunitetit .
Pyetja kërkimore
Shkruhet pyetja kërkimore e formuluar nga nxënësit e cila udhëheq kërkimin e projektit.
Përmbledhja e çështjeve, investigimi, kërkimi dhe zgjidhja e problemit.
Shkruhen shkurt veprimtaritë që nxënësit zhvillojnë gjatë orëve të ndryshme lëndore për realizimin e produktit dhe prezantimin e projektit.
Produktet kryesore
Shkruhen produktet që arrihen në grup dhe ato që arrijnë nxënësit individualisht.
Vendi dhe pjesëmarrësit e prezantimit.
Shkruhet vendi ku do të bëhet prazantimi dhe personat që do të marin pjesë.
Vlerësimet
Shkruhen llojet e vlerësimeve për:
⦁ Vlerësimet formuese gjatë projektit..
⦁ Vlerësimet përmbledhëse në përfundim të projektit.
⦁ Vlerësime ose performancë tjetër me rubrika.
Për vlerësimin nga
a) Nxënësit.
b) Nga kolegët.
c) Prindërit në rast se prindërit përfshihen në projekt.
Florinda Palaj
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
262980 872736Any person several opportune pieces, it comes surely, as properly as you bring in crave of various the a lot of other types of hikers close to you with hard part your question. pre owned awnings 260411
795404 287167I appreciate you taking the time to create this post. It has been genuinely valuable to me definitely. Value it. 45393