Pse vendosen rregullat dhe ligjet? Cila është domethënia e tyre? Po dobia ku qëndron? Një profesor amerikan i lëndës së të Drejtës Ligjore u ka dhënë mesazhin më domethënës studentëve të tij mbi vendosjen dhe zbatimin e rregullave e të ligjeve. Njihuni me këtë histori të shkurtër frymëzuese…
Pasi profesori i lëndës “E Drejta Ligjore” u fut në klasën e mbushur me studentë, pyeti njërin nga studentët: – Si e ke emrin?
Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë: – Dil jashtë!, pa asnjë arsye.
Studenti bëri përpjekje për t’a mbrojtur veten por e kot, doli jashtë duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij, ndërsa studentët e tjerë të gjithë heshtën.
Profesori filloi prapë ligjërimin, por ketë herë me një pyetje drejtuar të gjithë studentëve: –Pse vendosen rregullat dhe ligjet?
Njëri nga të pranishmit tha: – Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!
Një tjetër tha: – Për t’u zbatuar…
Një student tjetër u përgjigj: – Për të mos i bërë padrejtësi, i forti të ligut!
Profesori tha: – Mirë, por vetëm kaq s’është e mjaftueshme!
Një student tjetër nuk hezitoi dhe tha: –Deri sa të realizohet drejtësia.
Profesori tha: – Po, kjo është përgjigjja, por çfarë është dobia e drejtësisë?
Njëri tha: – Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t’i bëhet asnjërit padrejtësi.
Profesori vazhdon duke u thënë: – Tani përgjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxora nga salla?
Të gjithë një zëri thanë: – PO!
Profesori i hidhëruar tha: – Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin t’i zbatojmë ato…?! Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!
Pastaj profesori e ftoi studentin që e nxori jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:
– Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet ta realizoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!
Dr. Tarik Suvejan
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.