Poezitë e mëposhtme janë shkruar nga Leandra Demirxhiu dhe Medina Maçi, nxënëse të klasës së 5-të B, të shkollës “28 Nëntori” në Tiranë. Krijimet e tyre i dedikohen përfundimit të vitit shkollor.
MBARIMI I SHKOLLËS
Në këtë qershor mbaruam klasën e pestë.
Çdo moment në mendje do të mbesë.
Në këtë klasë ku derdhet dituria.
Vendi ku pasurohet fëmija.
Gjatë verës shumë gjëra do të përjetojmë.
Por shkollën asnjëherë s’do ta harrojmë.
Pushimet, deti na presin,
Po mësimet e marra mbrapa s’duhet të mbesin.
Tani shkolla mbyll portën, oborri do të boshatiset,
Pret shtatorin që përsëri jeta të riniset.
Me sukses edhe ky vit mbaroi.
Çdo gjë siç duhet shkoi.
Malli do të na marrë për mësuese Dritën.
Zoti e bekoftë, jetën ja ndriçoftë!
Leandra Demirxhiu
Klasa 5-B
Shkolla “28 Nëntori”, Tiranë.
MBARIMI I SHKOLLËS
E kaluam këtë vit me sukses,
si gjithmonë pa përtesë.
Librat me kujdes i dorëzojmë,
për mbarimin e shkollës poezi hartojmë.
Lapsin, penën e lëshojmë,
te gjitha mësimet i mbarojmë.
Këtë vit plot fëmijë,
mbushur mendjen plot dituri.
Flladi i verës po afron,
hedh shikimin lart në qiell.
Sa shpejt shkolla po mbaron,
dhe na presin ditët me diell.
Medina Maçi
Klasa 5-B
Shkolla: “28 Nëntori”, Tiranë.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Don’t get muscularity rawness dense you down. enforce our https://www.cornbreadhemp.com/collections/cbd-gummies to feel tight CBD roast assuagement right wing where you ask it. powerful CBD cream, CBD ointment, and CBD topical oil draw promptly to console huffy muscle and focal ratio up retrieval. unadulterated for jock and active agent modus vivendi, this place CBD assuagement keeps you moving comfortably. repossess your mobility with high-potency CBD skin care and CBD painfulness assuagement products. monastic order natural CBD recipe today and palpate the powerful strong-arm profit of unadulterated CBD!