Mbahet seminari i parë për edukatoret në gjuhën shqipe

Përmes shkëmbimit të përvojave në këtë seminar dhe përmes ligjëratave nga njerëzit ekspert të fushave, shihej qartë se seminare të tilla në Preshevë janë të mirëseardhura.

Në qytetin e Preshevës mbahet për herë të parë seminar për edukatoret në gjuhën shqipe. Ky seminar është organizuar nga organizata CFE (Center For Education / Qendra për Arsim në Preshevë) dhe mbështetur financiarisht nga OSBE. Në seminarin dyditorë morën pjesë të gjitha edukatoret nga Presheva e Bujanoci. Tema e seminarit: “Bashkëpunimi i edukatoreve me prindërit”. Koordinator i seminarit Nexhat Agushi, kurse ligjëruesit ishin: Qenan Hetemi, Shkelzen Limani, Sami Salihu dhe Drita Osmani. Vlen të përmendet se të gjithë ligjëruesit/et ishin nga Presheva.

Nga pjesëmarrëset seminari u vlerësua më nota të larta, ndërsa kërkesat për seminare të karakterit të tillë ishin të njëzëshme. Po ashtu, edhe ligjëruesit/et u ndan të kënaqur, sepse, sipas tyre, bashkëpunimi me edukatoret dhe me ekspertët e fushave përkatëse janë në dobi të të gjithëve. Ndërkaq, përfaqësuesit e Qendrës për Arsim në Preshevë, u zotuan se vazhdimësia e seminareve të tillë do të jetë prioritet për organizatën.

Përmes shkëmbimit të përvojave në këtë seminar dhe përmes ligjëratave nga njerëzit ekspert të fushave, shihej qartë se seminare të tilla në Preshevë janë të mirëseardhura. Ndërkohë, organizime në fushën e edukimit dhe arsimit duhet të jenë synim i gjithsecilit që ka mundësi.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kur fëmijët flenë me prindërit

Next Article

Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427