Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Matura, Ministrja Kushi: Testet me zhvillim dhe alternativa, do merret parasysh vështirësia nga pandemia (2021)

Për Maturën Shtetërore këtë vit me sa duket do të ketë risi. Ministrja Evis Kushi në takimin me maturantë ka deklaruar se testet e provimeve do të jenë me zhvillim dhe me alternativa ndërsa procesi do të jetë i drejtë dhe transparent, ku do të reflektohen edhe vështirësitë gjatë pandemisë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me maturantë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë në lidhje me përgatitjet për provimet e Maturës Shtetërore 2021. 

“Përpos vështirësive të një viti shkollor të zhvilluar në kushtet e pandemisë, jam e lumtur të takoj dhe diskutoj konstuktivisht me të rinj të matur, të përgatitur, që japin sugjerime të frytshme dhe që pasqyrojnë vlerat më të larta të shoqërisë tonë”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.  

Duke falënderuar nxënësit dhe mësuesit për përballimin me sukses të këtij viti të vështirë shkollor, Ministrja Kushi e cilëson takimin me ta si shumë mbresëlënës. Ajo shprehet se në thelb të bashkëbisedimit kanë qenë një sërë pikash me rëndësi si rikthimi në shkollë i maturantëve, puna e bërë për plotësimin e njohurive në lëndët e provimeve, organizimi i konsultimeve në lëndët e provimeve të detyruara dhe lëndët më zgjedhje. 

Ndër të tjera, Kushi ka diskutuar me maturantët edhe për organizimin e testeve para-maturë me qëllim njohjen e strukturës së testit, menaxhimin e kohës, si dhe sistemimin e njohurive të marra gjatë tre viteve, sikurse është ndalur edhe tek këshillimi i karrierës për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në universitet. 

Në lidhje me provimet e Maturës Shtetërore, Ministrja Kushi shprehet se, pas diskutimeve të gjata më përfaqësues të zyrave vendore arsimore, mësues, nxënës dhe ekspertë të arsimit, “ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit do të kemi një test ku përfshihen pyetje me zhvillim dhe pyetje me alternativa.  Do të jetë një proces i drejtë dhe transparent, ku do të reflektohen edhe vështirësitë gjatë pandemisë”. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Provimi për klasat e pesta, Dr. e QSHA Rezana Vrapi i përgjigjet mësuesve dhe prindërve: Mos i lodhni fëmijët me fjalën test

Next Article

Msc.Evans Drishti: Më thuaj me kë rri, të të them kush je!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481