Nxënësit e shkollës “Shaban Jashari”, Kosovë, zgjedhin formën e ndjerë për të na përçuar lutjet e tyre të ngrohta. Jua përcjellim bashkë me fotot e veçanta, të cilat nuk duhen humbur.
Me fatkeqësinë natyrore të fundvjeshtës, janë solidarizuar shumë vende të Europës e më gjerë. Megjithatë, përkrahja më e fuqishme është ndjerë nga ajo e shqiptarëve të Kosovës, duke treguar solidaritet të pakushtëzuar. Në faqen e Portalit Shkollor, ndër mesazhet e shumta, lutjet e dërguara, veçojmë atë të shkollës “Shaban jashari”. Një mesazh kuptimplotë, i realizuar nga të vegjëlit e klasës së pestë me një zemër të madhe.

Në këtë orë mësimore me temë “Lutemi për ty Shqipëri”, duart e kapura fort me njëra-tjetrën, dëshmojnë rëndësinë e të qenurit bashkë në këto ditë. Kombinimi i flamujve, në njërën dorë flamuri i Shqipërisë dhe në dorën tjetër flamuiri i Kosovës është simboli i vëllazërisë, që shqiptarët e të dyja shteteve ia kanë dëshmuar njëri-tjetrit në ditë sfidash të vështira. Njejtë i ndjejmë edhe ne lutjet e nxënësve të kësaj shkolle, nën kujdesin e mësuese Fatlume Mehmeti, idenë e së cilës e përgëzojmë.

Të gjithë lutemi për ty Shqipëri! Dhe të gjihë Shqiptarët, më të bashkuar se kurrë, e demostrojnë çdo ditë!
Parajsa Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
709455 312108the most common table lamp these days still use incandescent lamp but some of them use compact fluorescent lamps which are cool to touch.. 489020
654932 176150I came across this good from you out of sheer luck and never think lucky enough to say also credit you for any job well done. 817785