Si të luajmë lojën “Ngrini’’, një lojë argëtuese lëvizëse me muzikë.
Madhësia e grupit: Çdo madhësi
Grupmosha: Klasat 1-4
Kohëzgjatja e aktivitetit: 10 minuta ose më shumë
Pajisjet: Telefon apo laptop me muzikë
Para se të filloni:
- Caktoni një zonë të hapur pa pengesa.
- Nëse ka objekte që nuk mund të lëvizen, vini në dukje dhe kujtojuni të gjithëve se duhet të kenë kujdes që të mos prekin një person ose objekt tjetër.
Si të luani:
- Në këtë aktivitet, të gjithë kërcejnë ndërsa luan muzika.
- Kur muzika ndalet, çdo lojtar apo nxënës duhet të ngrijë menjëherë dhe të mbajë atë pozicion derisa muzika të rifillojë.
- Nëse një lojtar nuk ngrin menjëherë, ai/ajo bën 10 kërcime lart dhe poshtë gjatë fillimit të raundit tjetër dhe më pas ribashkohet në kërcim.
- Meqenëse kjo është një lojë që për qëllim ka aktivitetin e nxënësve, është e preferueshme që lojtarët të mos dalin “jashtë” për një kohë të gjatë.
Variacionet:
- Cakto lojtarët si vëzhgues dhe kërkoji ata të zgjedhin një lëvizje unike kërcimi. Kur muzika ndalet, ata demonstrojnë lëvizjen për të gjithë dhe pastaj grupi provon lëvizjen e re në fillimin e raundit tjetër.
- Në vend që lojtarët të bëjnë 10 kërcime, kërkojini ata të bëjnë diçka tjetër. Shembull, të veprojnë si DJ.
Era Baliu
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.