Loja “Katrori’’

Si të luajmë lojën “Katrori’’ – e përshtatshme për realizim në ambiente të mbyllura.

Madhësia e grupit: Grup i madh (10 ose më shumë)

Kohëzgjatja e aktivitetit: 10 minuta ose më shumë

Pajisjet: Top i butë dhe kone 

Për të luajtur: Vendos katër kone në një formë katrore

Para se të filloni:

  • Informoni lojtarët se ata duhet të mbajnë të paktën një këmbë në vijën e tyre të katrorit
  • Ata mund të godasin topin vetëm me duar.
  • Topi duhet të qëndrojë në tokë.

Si të luani:

  • Lojtarët formojnë një rresht jashtë katrorit.
  • Dy lojtarët e parë (apo tre, varet nga madhësia e grupit) bëhen një ekip dhe shkojnë në njërën anë të katrorit.
  • Dy lojtarët e dytë formojnë një ekip dhe shkojnë në anën tjetër, dhe kështu me radhë.
  • Secili ekip është përgjegjës për mbrojtjen e gjatësisë së anës së katrorit.
  • Kur topi kalon mbi vijën anësore të një skuadre, ai ekip shkon në fund të vijës dhe skuadra që shënon fiton një pikë.
  • Kur një ekip arrin pesë pikë, ai shkon në fund të rreshtit.
  • Loja fillon kur topi hidhet në ajër dhe topi kërcen tri herë, ndërsa lojtarët bërtasin “Mbroj!”.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Xhulia Kurti, e reja shqiptare që fitoi çmimin e dytë në konkursin e shpikjeve inovative për vitin 2021

Next Article

Teste përmbledhëse për klasat I-V, për të trija periudhat në të gjitha lëndët

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427