Nëse vërtet doni t’i ndihmoni nxënësit, tregojuni arritjet dhe jo të metat apo mosarritjet. Tregojini se edhe ju nuk keni lindur të ditur apo mësues, por jeni përpjekur si ata dhe keni mësuar fort dhe nuk jeni mërzitur e tërhequr, kur nuk i bënit mirë detyrat apo nuk arrinit rezultatet, që dëshironi.
Mësues, përpiquni të jini të përzemërt me nxënësit tuaj. Përzemërsia dhe humori, janë nga ndihmësit kryesorë të një edukatori apo mësuesi, për përçueshmërinë dhe drejtimin e nxënësve drejt rrugës së vetes dhe jetës.
Tregojini gjërat, që kanë mësuar dhe bërë mirë. Mos u lodhni duke gjetur gabimet e tyre. Nxitini ti gjejnë vetë
Nëse vërtet doni ti ndihmoni nxënësit tregojuni arritjet dhe jo të metat apo mosarritjet. Tregojini se edhe ju nuk keni lindur të ditur apo mësues, por jeni përpjekur si ata, nxënësit tuaj dhe keni mësuar fort dhe nuk jeni mërzitur e tërhequr, kur nuk i bënit mirë detyrat apo nuk arrinit rezultatet, që dëshironi.
Me këmbëngulje dhe duke dëgjuar këshillat dhe sugjerimet e të rriturve, prindër e mësues, sot jeni përpara nxënësve tuaj, si mësues dhe së bashku të bëni më të mirën.
Shkolla është vendi dhe institucioni, që zhvillon mendjen e fëmijëve duke u mësuar njerëzoren. Mësuesit janë pjesa e gjallë e institucionit shkollë. Përpiquni mësues, dhe bëjini “ndihmësit dhe mjetet” tuaja, përzemërsinë dhe humorin. Është vërtetuar edhe shkencërisht që janë “ndihmësit dhe mjetet” më të mira, për të bërë një fëmijë, një njeri të zotin, vetja dhe qytetar të mirë.
Lira Gjika
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.